Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur një emergjencë kombëtare për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit në rritje të koronavirusit.
Urdhri i lejon qeverisë federale të kapë deri në 50 miliardë dollarë në fonde të ndihmës emergjente për të ndihmuar zyrtarët shëndetësorë shtetërorë dhe lokalë.
Masa heq rregullat e sigurimeve mjekësore dhe mund të shpejtojë krijimin e spitaleve të reja dhe kërkimin e trajtimeve të reja. Në SHBA deri më tani ka 1,701 raste të konfirmuara të Covid-19 në SHBA, dhe 40 vdekje.
Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar nivelin e inflacionit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha, ngjarjeve sportive dhe mbylljen e shkollave.