Detaji: Kreu rus përqafoi vetëm Daçiçin, ndërsa me të tjerët shtrëngoi vetëm duart
“Ai nuk është duke sjellë një zgjidhje, por ai është duke na pyetur se cila është zgjidhja. Ne kemi shkëmbyer rregullisht informacion me (rusët) në pesë apo gjashtë vitet e fundit, që nga koha kur kam qenë kryeministër”.
Kështu është shprehur kryediplomati serb, Ivica Daçiç sot nga Pallati i Serbisë, ku Putini u mirëprit nga autoritetet e larta serbe, në kuadrin e vizitës së tij zyrtare në këtë vend,
Kreu i diplomacisë serbe gjithashtu tha se vizita e tij përfaqëson vazhdimësinë e marrëdhënieve të mira midis Beogradit dhe Moskës.
Daçiç tha gjithashtu se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera, por se përfitimet nga marrëveshja e tregtisë së lirë nuk përdoren mjaftueshëm dhe se ka vend për përmirësim në këtë fushë.
Ndërkaq, teksa mjaft zyrtarë të lartë serbë e mirëpritën Putin në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, gazetarët vunë re se kreu rus përqafoi vetëm Daçiçin, ndërsa me të tjerët shtrëngoi vetëm duart.