Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Përmes një postimi në tëitter Rama thotë se gjatë kësaj bisede janë vendosur të gjitha pikat mbi i.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë, Danke Angela”.