Ndërkohë që në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur per mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, Presidenti Ilir Meta ka vazhduar edhe sot, takimet e nisura dje me partitë për zgjidhjen e krizës dhe datën e re të zgjedhjeve vendore. Në orën 12:45, Presidenti ka pritur në takim konsultativ, Koço Kokëdhimën, kryetarin e partisë “Zgjidhja”.
Dje, në Presidencë ishin krerët e partive të Grupit të Qëndrës së Djathtë, aleate të PD
Ndërkohë, është bëre ditur zyrtarisht, se në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta do të japë sërish një konferencë shtypi për çështjet e debatueshme të ditëve të fundit.