Deklarata e Ankarasë e nënshkruar mes Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Uzbekistanit e nënshkruar sot ripohon rëndësinë e kontributit në përpjekjet e rindërtimit dhe rehabilitimit të Azerbajxhanit, përfshirë aktivitetet e çminimit në rajonet e Karabakut dhe Zangezurit Lindor.
Sipas deklaratës, tre vendet përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtarë të njëri-tjetrit.
Deklarata u nënshkrua nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe nga homologët i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, dhe nga Uzbekistani, Bakhtiyor Saidov, pas një konference të përbashkët për media të mbajtur në Ankara.
Fidan e përshëndeti Korridorin e Mesëm si rrugën tregtare më të besueshme, më të shpejtë dhe me kosto më të ulët që lidh Azinë dhe Evropën.
Kryediplomati turk theksoi se zinxhirët e furnizimit në botë janë ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19, luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Duke nënvizuar se vëllimi më i madh i tregtisë në botë zhvillohet midis Azisë dhe Evropës, Fidan tha: “Turkiye, Azerbajxhani dhe Uzbekistani janë në zemër të kësaj rruge”.
Konferenca për media u mbajt pas takimit të dytë trepalësh të ministrive të punëve të jashtme, transportit dhe tregtisë të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Uzbekistanit./AA