SHBA-ja do të ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregjet botërore për eksportet e bujqësisë dhe plehrave, tha sot Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja do të ndihmojë gjithashtu në uljen e kostove të sigurimit detar dhe do të përmirësojë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.
Deklarata erdhi pas tri ditësh bisedimesh dypalëshe të nivelit teknik midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, që përfunduan sot.
“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të sigurojnë lundrim të sigurt, të eliminojnë përdorimin e forcës dhe të parandalojnë përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi”, tha Shtëpia e Bardhë.
Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë masa për të ndaluar goditjet ndaj objekteve energjetike të Rusisë dhe Ukrainës.
“Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mirëpresin zyrat e mira të vendeve të treta me synimin për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve energjetike dhe detare,” shtoi ai.
Duke theksuar se Washingtoni dhe Moska do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një paqeje “të qëndrueshme”, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja do të vazhdojë të lehtësojë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës për të arritur një zgjidhje paqësore, në përputhje me marrëveshjet e arritura në Riad.
/Argumentum.al