Stafi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar 8 Marsin duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen ndaj kontributit të grave në shoqërinë dhe jetë tona
“Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë vajzave dhe grave vendin e tyre në shoqëri si të barabarta përkrah burrave dhe për ta bërë barazinë gjinore një realitet përtë gjithë”, shprehet Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Lugi Soreca.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Enkelejda Bregu thekson se, “ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por ne gëzojmë të drejta të barabarta, të drejtat e njeriut”.
Përfaqësuesi nga Portugalia, Jonas Summares thotë se, “përparimi i grave në shoqëri pengohet nga diskriminimi, stereotipat gjinorë dhe seksizmi”.
Maria Cantero de Pedro nga Spanja shprehet se, “si nënë apo baba, mësojuni vajzave guximin, jo përsosmërinë. Mësojini vajzat të flasin hapur”.
“Mësojuni djemve ndjeshmërinë, se një burrë i vërtetë nuk godet, se një burrë i vërtetë merr qëndrim kundër dhunës”, shprehet Alessandra Frontoni nga Italia.
Erol Akdag nga Gjermania thekson se, “çdo vajzë, djalë, grua apo burrë, duhet pa frikë, të deklarojë kundërshtimin e tij/saj ndaj çdo forme të dhunës”.
Vannesa Dick nga Franca nënvizon se, “punë e njëjtë, pagesë e njëjtë. Gratë dhe burrat që bëjnë të njëjtën punë duhet të paguhen saktësisht njësoj. Çdo hendek është i padrejtë”.
Monika Bylaite nga Lituania, thekson se, “pjesëmarrja e grave në vendimmarrje i bën shoqëritë më elastike dhe ekonomitë më të fuqishme”.
Razvan Ghitescu nga Rumania nënvizon se, “përmirësimi i barazisë gjinore në arsim dhe punësim çon në rritje ekonomike”.
“Linalotta Petrelius Ndisi nga Suedia shprehet se, “Kush ju do, kujdeset dhe ju mbron!”.