Një delegacion i drejtësisë amerikane vizitoi sot Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi përmes rrjeteve sociale se gjatë vizitës në SPAK, delegacioni amerikan u takua me drejtuesin e strukturës së posaçme antikorrupsion, Altin Dumani dhe prokurorët.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar pavarësinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Grupi përfshinte të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryetarin e Gjykatës Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe Drejtësinë Paige Petersen të Gjykatës së Lartë të Utah.
Gjatë takimit, delegacioni theksoi rëndësinë e ndjekjes penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
Ata nënvizuan angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po punojnë për të ndërtuar një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.
Pjesë e delegacionit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.