Delegacioni i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Pas takimit ata që kanë pasur me krerët e UÇK-së, krerët fetar kanë uruar që sa më shpejtë të kthehen në vendlindje pranë familjeve të tyre, shkruan RTK.
Kreu Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava ka treguar për gjendjen shëndetësore e krerëve të UÇK-së, duke thënë se janë mirë shëndet.
Megjithatë, ai beson se krerët e UÇK-së do ta kalojnë edhe këtë sfidë me gjykatën speciale dhe do të dalin të pafajshëm e të kthehen në Kosovë.
“Sot jam më se i gëzuar që pata rastin që bashkë me ipeshkvin e Kosovës, bashkërisht t’i takojmë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar te vet presidenti e tutje. Patëm rastin që të bisedojmë me ata dhe se gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”, tha i pari i Bashkësisë Islame naim Tërnava.
Edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se është i lumtur për mundësinë e vizitës së krerëve të UÇK-së.
“Po ashtu jam i kënaqur që sot kisha mundësi të bëjë një vepër të mëshirshme, për të vizituar njerëzit që iu mungon mundësia e lirisë. Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”, tha Dodë Gjergji.
Argumentum.al