“Parlamenti është i ligjshëm, jo qeveri tranzitore”, kështu u shprehën njëzëri anëtarët e delegaciot të PE në Tiranë.
Kreu i delegacionit Kelam theksoi se parlamenti është legjitim, pasi sipas tij zgjedhjet e 2017-ës ishin të rregullta, pasi u vëzhguan nga BE.
Fleckenstein: Nëse të gjitha palët do të dëshironin ne do i mbështesni. Megjithatë mos na e transferoni neve këtë problem. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmejtësim dhe tani është puna juaj, për të gjetur gjithë dhe të ngriheni mbi interesat partiakë. Ne e dimë që mbi 90% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kjo është mënyra se si duhet ta kuptojnë liderët tuaj, të bashkohen.
Kelam: Ne e kemi diskutuar këtë ide. Mendimi im është që Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj se përqëndrimi idesë për një qeveri kalimtare do të diktonte përqëndrimin për hapjen e negociatave. Kjo është puna juaj
Preda: Bojkoti për ne është i papranueshëm e kemi thënë edhe kur ishte partia e Ramës që bojkotoi. Përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë. Dhe nuk mund të themi pas një vit e gjysëm që zgjedhjet nuk ishin të mira. Unë mërzitem sepse ne kemi përvojën më të mirë në botë sa i takon vëzhdimit të zgjedhjebe. Më vjen çudi që dëgjoj nga politikanë se zgjedhjet nuk shkuan mirë. Duhet të keni dialog.
Soreca: Sic e dini unë jam këtu, i ndjek çdo ditë. 93% e shqiptarë duan të jenë pjesë e BE. Loja është hapur ende ka shumë shprese.
Kelam: ne duam që të vazhdoojmë me këtë Paralment. Qeveria është legjitime.