Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerësohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në vitin 2019 llogaritet 900 milionë lekë.
Raporti i prezantuar gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave nga kreu i KLSH-së, Arben Shehu evidenton po ashtu se pagesa vjetore e kontratave koncesionare (PPP) gjatë vitit 2019 është 13.7 miliardë lekë.
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomis tha se ulja e nivelit të dëmit të shkaktuar në buxhet nga 4.3 miliardë lekë në 2018-n, në 0.9 miliardë lekë në 2019, i takon padyshim një pune të suksesshme dhe të kujdesshme që ka bërë ekzekutivi në Ministrinë e Financave.
Lidhur me pagesën për kontratat koncesionare, Ekonomi u shpreh se pagesat ishin 3.27% e të ardhurave tatimore të vitit 2018, nga 5% që është kufiri.
“Në raport KLSH vë në dukje se pagesat vjetore për kontratat koncesionare janë 13.7 miliardë lekë, ose 3.27% e të ardhurve tatimore faktike të vitit 2018 me rreth 490.3 miliardë lekë, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2018 që përllogariten 20.97 miliardë lekë”, theksoi Ekonomi.
Këto, tha Ekonomi, janë konsolidime të dhënash që vijnë pikërisht nga organi që ka të drejtën e kontrollit.