Ministrja e Financave Anila Denaj ka zhvilluar një takim me ekipin e Bankës Botërore kryesuar nga Zv/Presidenti Cyril Muller.
“Pata kënaqësinë të njihem edhe me pasardhësen e Muller, Zv/Presidenten e emëruar Anna Bjerde,’’ njofton ministrja.
Sipas Denaj në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishin:
-Adresimi i shpejtë i masave të marra nga Qeveria Shqiptare ndaj COVID19,
-Situata makroekonomike, dhe
-Procesi i rimëkëmbjes pas situatës së emergjencës.
“Banka Botërore është një partner i rëndësishëm për Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të politikave të zhvillimit ekonomik te vendit. Mbetemi mirënjohës për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi me mbështetjen në programe zhvillimore nga ato të lidhura me aspektet fiskale të qeverisjes dhe në asistencën në përgatitjen e proceseve teknike në situatën emergjente të krijuar në vend pas Tërmetit të Nëntorit dhe COVID19,” shkruan Denaj.