Ish-ministrja e brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska është dërguar në burg pasi Gjykata Supreme konfirmoi dënimin për rastin ”Tanku”.
Pikërisht cështja ”Tanku”, që ka të bëjë me tenderin për blerjen e një automjeti 600 mijë euro për llogari të ish-kryeministrit Gruevski, detyroi këtë të fundit të largohet nga Maqedonia e Veriut për në Hungari.
Ai duhet të vuajë 2 vite burg, por nuk u dorëzohet autoriteteve pasi fitoi azil në Hungari. Jankullovska do të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg në Idrizovë, kurse nga kjo ngjarje nuk shpëtoi as ish- zyrtari Gjoko Popovski që mori dënim edhe më të madh, 9 vite burg.