Në fund të 2019-s, pesha e depozitave në valutë u rrit në 54.6% të totalit, nga 53.9% që ishte një vit më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, që prej vitit 2006, pesha e depozitave në valutë është rritur ndjeshëm me rreth 17 %.
Sipas BSH-së, në 2006-n, depozitat në valutë përbënin rreth 37.5% të totalit të kursimeve gjithsej.
Ndërsa në 2019-n, rritjen më të lartë të këtij treguesi e shënuan depozitat pa afat në valutë, nga individët.
Me qëllim nxitjen e investimeve, Banka e Shqipërisë ka ulur ndjeshëm normën e interesit për depozitat.
Kështu interesat e kursimeve në euro janë pothuajse negative, por sërish monedha e përbashkët perceptohet si e sigurt, duke bërë që kursimtarët të orientohen drejt saj.
Ndërkohë kursimet me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën rënëse, duke u tkurrur me 6.5% me bazë vjetore.