Lista Serbe ka përshkallëzuar aksionin e saj. Pas dorëheqjes së policëve në veri, deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i tha KOHËS, se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat. Autoritetet kosovare pezulluan Nenad Gjuriçin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.