Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës pritet që të enjten, më 22 gusht, të marrin vendim për shpërndarjen e Kuvendit.
Seanca për t’i dhënë fund edhe kësaj përbërje të legjislaturës pa i skaduar mandati kushtetues, pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Haradinaj, pati dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.
Si mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës?
Neni 82 i Kushtetutës së Kosovës përcakton mënyrat se si mund të vijë deri te shpërndarja e Kuvendit./zeri