Deputeti grek takon Fredi Belerin në paraburgim, Angelos Syrigos: Nuk e kuptojmë pse nuk betohet, ndikon në integrimin e BE dhe marrëdhëniet tona dypalëshe
Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Takimi u zhvillua në ambientet e paraburgimit, ku Beleri po mbahet në lidhje me akuzat për blerje votash.
Në përfundim të takimit deputeti grek u shpreh se nuk është respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë në rastin e tij, pasi ai nuk është lejuar të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur.
Sipas tij, ky rast dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve.
“I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, pse qeveria nuk e lejon të bëjë betimin si kryetar bashkie. Është shkelje e të drejtave civile.
Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli.
“Për më shumë se tre muaj kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet mes dy vende. E para është shteti i së drejtës, e dyta prezumimi i pavarësisë për një person i cili është i zgjedhur si kryetar bashkie. Dhe respektimi i të drejtave civile. Janë katro elementë kryesore, sepse s’është e kuptueshme për ne se pse një person që është zgjedhur dhe nuk ka rekorde të kaluara duhet të shkojë në zyrën e bashkisë. Është një temë mjaft serioze për ne. Këto do të ndikojnë edhe në negociata e Shqipërisë në BE. Janë disa pika që Shqipëria i di.
I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri është në burg. Ligji thtoë se ai duhet të shkojë dhe k është një dhunim i të drejtave të tij civile.
Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse Be luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës. Nuk dua të jap detaje për takimin e sotëm.”- thotë ai.
Kujtojmë se të hënën në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit.
Siç thuhet në njoftimin e organizatës, tubimi organizohet pasi përfundon afati tre mujor i përcaktuar me Ligjin Zgjedhor për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak.
Kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet, në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur që mbetet në paraburgim, thuhet në njoftim.
Që prej 12 majit, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim për shkak se akuzohet për blerje të votave në Himarë, aty ku kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 14 majit, por ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij për shkak të përballjes me drejtësinë.
/Argumentum.al