Ukraina nuk ka ndërmend të dorëzohet përpara ushtrisë ruse nëse nuk u rikthehen kufijtë siç kanë qenë në 2014. Kështu thotë Deputetja ukrainase Yevheniya Kravchuk në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj. “Nuk do të lëshojnë asnjë pëllëmbë të territorit dhe se pozicioni i tyre është i qartë, rikthimi i tre qyteteve, Krimesë, Donetsk dhe Luhaskut”.
Prej tre ditësh, nga momenti i sulmit të parë të Rusisë ndaj Ukrainës, deputetja Kravchuk tregon se po strehohet në bunkerët nëntokësorë për shkak të bombardimeve. Ajo thotë se në të njëjtën mënyrë po strehohen edhe qytetarët. Deputetja thotë se plani i Vladimir Putin dështoi, pasi është përballur me rezistencën e ushtarëve ukrainas, ndërsa thekson se në Kiev nuk ka asnjë ushtar rus.
Ndalur në sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundrejt Rusisë, Kravchuk thotë se duhet të vendosen sanksione më të forta, pasi përjashtimi nga SWIFT është një variant i butë. Deputetja thekson se Putin duhet të izolohet nga Perëndimi.
“Duhet të kuptojmë se Putin duhet të izolohet totalisht, Kremlini duhet të izolohet totalisht. Ai nuk mund të trajtohet si një politikan normal, pasi ka ikur tërësisht nga mendja”, thotë ajo.
Kravchuk thotë se duhet një embargo e plotë e produkteve që ata shesin, sidomos për gazin. Ndërsa thekson se duhet të ndalohen anijet ruse në porte, si edhe të ndalohen fluturimet e avionëve rusë në aeroportet e botës. Në këto momente deputetja thotë se SHBA Perëndimi dhe duhet t’i gjendet pranë Ukrainës me armë dhe municione lufte.
“Rezistenca është më e fortë se rusët e prisnin. Janë më shumë se 4000 mijë ushtarë rusë që janë vrarë në Ukrainë. Ky informacion ka dalë vetëm në internet në Rusi, sidomos ndaj familjarëve të tyre, të cilët nuk dinë asnjë gjë për fatin e tyre. Putin i mbyll të gjitha mediat në Rusi, nëse raportojnë se ka luftë në Ukrainë apo se kanë humbur ushtarë. Dhe shifrat janë të larta. Është e rëndësishme që t’ju flasim dhe rusëve normal, që nuk duan të jenë pjesë e kësaj luftë sepse ky është një rast që duhet të çohet në gjykatën e Hagës. Ne si shtet e kemi çuar dosjen në Hagë, pasi kjo që po ndodh është një gjenocid i vërtetë i Putin. Rusët po sulmojnë këdo, kemi sulme ndaj civilëve, madje edhe fëmijë. Sepse kanë sulmuar edhe kopshte. Vende ku jetojnë njerëzit normale. Ata po përpiqen të justifikohen, se ky është një operacion ushtarak, por me falni për shprehjen, këto janë broçkulla. E gjithë bota duhet ta dijë se çfarë është duke ndodhur këtu. Rezistenca, është me e lartë se në 2014. I gjithë vendi po Lufton, sepse nuk ka me vende të sigurta, nuk ka të ardhme pa luftë. Rusët po bombardojnë dhe sulmojnë Kievin dhe Kharkivin, që është shumë afër me kufirin me Rusinë, 40 kilometër. Por pse duan të marrin Kievin me kaq ngut, rusët e dinë se nuk mund të marrin Ukrainën pa Kievin. Ata duan të rrëzojnë qeverinë dhe të vendosin një president kukull në krye të vendit, por nuk do t’ia arrijnë. Në Kiev nuk ka trupa ruse në momentin që flasim, ata janë ndaluar nga ushtria jonë në hyrje të qytetit. Por janë disa diversantë që janë arrestuar nga policia vendase, nga shërbimet e sigurisë dhe nga qytetarët e thjeshtë“, thekson deputetja ukrainase.
E pyetur nga gazetari Hitaj se çfarë ju nevojitet nga Perëndimi, ajo përgjigjet:
“Duhet një embargo e plotë e çdo gjëje që ata sheshin, sidomos gazit apo produkteve të tjera. Duhet të ndalojmë anijet e tyre në portet e botës, duhet të ndalojmë avionët e tyre të fluturojnë në aeroportet e botës. Dhe e shikoj se përditë e më shumë po shtohet lista e vendeve që po bllokojnë hapësirën e tyre ajrore dhe kjo duhet të vijojë. Duhet të ndalohen fluturimet edhe në Kiev sidomos, masë që vendet e NATOS e morën me Libi në 2011, me një marrëveshje. Kjo është e rëndësishme se Rusia, po përdor avionët e veçantë për të na bombarduar ne dhe civilët. Bota duhet ta ndalojë. Bombat sot ranë në një qytet që është 40 kilometra larg kufirit me Poloninë, një vend i NATO, pra Rusia po I afrohet NATO”.