Në Bosnjë Hercegovinë ndalohet me ligj mohimi i gjenocidit apo adhurimi i kriminelëve të luftës.
Ndryshimet në Kodin Penal u vendosën nga përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovine, Valentin Inzko.
Ndryshimet e ligjit përcaktojnë dënimin me burg nga gjashtë muaj në pesë vjet për këdo që “fal publikisht, mohon, ose përpiqet të justifikojë një krim të gjenocidit, krime kundër njerëzimit ose një krim lufte”.
Në Bosnje dhe Hercegovinë këtë vit u shënua 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, kur forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Në këtë përvjetor eshtrat e 19 viktimave iu bashkuan memorialit kushtuar viktimave të gjenocidit, një ndër masakrat më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.