Ka ndërruar jetë një nga vullnetarët që mori pjesë në provën e vaksinës anti-Covid, e përgatitur nga kompania “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxford.
Lajmin e bën të ditur shërbimi shëndetësor Anvisa i Brazilit.
Sipas Universitetit të Sao Paulo, i cili ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike, viktima ishte Brazilian, 28 vjeçar.
Raporti i vdekjes nuk specifikon në cilat kushte dhe nga cilat ndërlikime ka ardhur vdekja e tij, ndërsa hetimet vijojnë.
Lidhur me vaksinën anti-Covid qarkullojnë disa teori konspirative, ndërsa prova e saj është ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA që që prej 6 shtatorit pasi njëri prej vullnetarëve u diagnostikua me një sëmundje të rrallë.