Të gjitha Shoqatat e Biznesit po kërkojnë nga qeveria shqiptare që të marrë masat për të shmangur një kolaps ekonomik për shkak të pezullimit të shumë aktiviteteve nga koronavirusi. Është Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri që ka dhën propozimet e veta, të ngjashme me ato të shoqatave të tjera, si pezullimin e taksave, rimbursimin e pagave të punonjësve ose kalimin e tyre në asistencë sociale si dhe shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve.
Në njoftim thuhet:
“Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri – CCIA njofton se po ndjek me shqetësim perhapjen e Covid 19 në Shqipëri dhe dëshiron të shprehë të gjithë solidaritetin kundrejt të gjithë qytetareve shqiptarë, në këtë moment shumë të vështirë.
Jemi te bindur se me shumë sakrifica, do të mund t‘ia dalim shpejt, por nevojitet përgjegjshmeri nga ana e të gjithëve.
Gjithashtu, jemi te bindur se Qeveria shqiptare është duke marre masa me vendosmëri dhe shpejtësi, në mbrojtje të popullatës shqiptare.
Thënë kjo, si Dhomë e Tregtise Italiane në Shqiperi, e shohim të nevojshme të propozojmë disa masa ekonomike që të mund të shmangen dëme të metejshme që mund të pësojnë bizneset prodhuese që tashmë janë goxha të goditura nga kjo pandemi.
Me qëllimin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje bizneseve, profesionistëve dhe punonjësve, duke shmangur kriza të likuiditetit për shkak të derdhjes së kontributeve dhe taksave, sygjerojme të merren masat si më poshtë:
- Pezullim i pagesave të taksave dhe kontributeve të detyrueshme që janë në ngarkim të biznesit dhe punëmarrësit, përfshi taksat vendore si dhe mundësinë, në një moment të dyte, e shlyerjes të së tyre detyrimeve me këste;
- Shmangien e penaliteteve për vonesa në pagesa dhe për detyrime fiskale dhe të biznesit;
- Përgjysmimi në masën 50% të takses vendore për godinat që përdoren nga bizneset;
- Pezullimi, për periudhen fiskale 2020, i taksës për plastikën dhe akcizat për lëndët djegse që përdoren në ciklet prodhuese;
- Shtyrja, për të gjitha bizneset, e afatit për dorëzimin e bilanceve, të paktën deri më datë 30 qershor;
- T’u lejohet shoqërive, në rast bllokimi të aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qenë e nevojshme të aktivizohet procedura e pushimit nga puna. Kjo do t’i jepte punonjësve mundësinë për të mos humbur vendin e punes dhe në të njëjten kohë, të mund të marrin një pagë minimale të garantuar qe mund të dyfishohet me kontributin e biznesit që i shtohet atij të Shtetit. Kjo do t’i jepte mundësine biznesit të mos humbasë forcën punetore dhe kapitalin njerëzor;
- Shtyrja automatikisht e vlefshmërise së çertifikatave, autorizimeve, lejeve të ndyshme që disponojnë bizneset, për të paktën për 2/3 muaj (leje mjedisore, doganore, etj.) pas mbylljes së zyrave publike dhe mos funksionimit me kapacitet të plotë të Administratës Publike;
- Aplikimi i një Udhezimi mbi masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në ambientet e punës.
Të gjitha këto pika të sipër permendura, kanë për qëllim të ruajnë veprimtaritë ekonokmike, duke shmangur kolapsin financiar si pasojë e bllokimit të aktivitetit”.