Të solidarizuar me Prishtinën, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë për vogëlushen e cila përjetoi tmerrin nga 5 abuzuesit seksual. Mes tyre janë edhe personazh publikë.
Me pankartat ‘Unë bërtita Joooooo’ qytetarë dhe personazhet e njohur, janë mbledhur të gjitha në shenjë revolte të torturës në një shoqëri patriarkale.
Disa nga djemtë që kanë dhunuar seksualisht të miturën janë gjithashtu minorene. Kodi Penal i Kosovës parashikon një dënim më të lehtë për ta, ndërsa krimi që ata kanë kryer është tejet i rëndë.
Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë akt çnjerzor ndaj një fëmije vetem 11 vjeç. Dhe kjo përgjegjësi nuk i kërkohet vetëm institucioneve ligj zbatuese por së pari Familjes. Me të drejtë edhe në pankartat e protstuesve në Tiranë, shkruhej masivisht EDUKO…një thirrje që iu drejtohet pikërisht prindërve.
“Zgjidhja fillon në familje.., jo të gjithë mund të bëhen Prindër…Edukim”, shkruhej në një nga pankartat në këtë protestë.

Familja dhe shoqëria jonë po i humb vlerat e saj, ndaj duhet ta fillojmë nga A-ja , nga bërthama e kësaj shoqërie që është Familja.
Edukoje djalin tënd, nëse jo…duhet të mbash edhe ti njësoj si ai përgjegjësi morale e ligjore!
/Argumentum.al