Komisioneri i BE, Dimitris Avramopoulos tha se bashkëpunimi BE-Turqi ishte i domosdoshëm, për t’u përballur me sfida të rënda migratore.
Një zyrtar i BE të enjten tha që të presësh më shumë se 3.6 milion refugjatë, është një sfidë e madhe për Turqinë.
Duke iu drejtuar Konferencës së 11-të të Ambasadorëve në kryeqytetin e Ankarasë, Komisioneri i BE-së për Migracionin, Punet e Brendshme dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos, vlerësoi Turqinë për përmbushjen e përpjekjes së saj humanitare.
“Unë do të doja ta lavdëroja Turqinë për pritjen e më shumë se 3.6 milion refugjatëve. E di se kjo është një sfidë e madhe për vendin tuaj,” tha ai.
Avramopoulos, një ish politikan grek i Partisë konservatore Demokracia e Re, siguroi se BE do të vazhdojë të qëndrojë prapa Turqisë për të menaxhuar sfidën.
“Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm dhe gjithmonë do të jetë një fqinj i rëndësishëm strategjikisht për Bashkimin Evropian,” tha ai.
Ai tha se BE dhe Turqia janë të lidhura nga një gjeografi e pashmangshme, e cila forcohet më tej duke adresuar interesat e ndërsjella.
Avramopoulos tha se një bashkëpunim i ngushtë ishte i nevojshëm, pasi ai e dinte që Turqia do të vazhdojë të përballet me sfida të rënda migratore.
Për terrorizmin, tha zyrtari i BE-së, është një kërcënim që nuk ndalet në asnjë kufi kombëtar dhe nuk ka një fytyrë të vetme.
“Turqia dhe qytetarët e saj gjithashtu janë goditur disa herë, brenda vetëm disa viteve,” tha ai.
Duke folur gjithashtu për marrëdhëniet turko-greke, Avramopoulos, tha se gjithmonë përpiqet të krijojë kushte për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë midis Greqisë dhe Turqisë. Ai tha se kishte favorizuar gjithmonë afrimin greko-turk.
Avramopoulos pohoi se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis janë të dy politikanë “të fortë”.
“Ata kanë fuqinë të marrin vendime të guximshme dhe të arrijnë një përparim, t’i çojnë vendet tona në një epokë të re miqësie, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të ndajnë një vizion të përbashkët për vendet tona të mëdha,” shtoi ai.
Burimi: Anadolly Agency
Përshtati në shqip: Argumentum.al
© Argumentum.