Diplomati spanjoll emërohet shef i politikës së jashtme të BE-së, në vend të Mogherinit
Këshilli Evropian e ka emëruar ministrin për Punë të Jashtme të Spanjës Zhozep Borel për shef të ri të diplomacisë evropiane.>
Mediat evropiane transmetojnë se anëtarët e BE-së edhe zyrtarisht e kanë emëruar Borelin për trashëgimtar të Federika Mogerinit në funksionin përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Borel detyrën do ta merr në fund të tetorit, thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian.
Këshilli e ka emëruar Borelin pas miratimit të kryetares së sapoemëruar të KE-së, Ursula fon der Lajen.
Që të sigurojë mandatin deri në fund të tetorit 2024, zgjedhja tani duhet të vërtetohet edhe nga ana e Parlamentit Evropian bashkë me anëtarë tjerë të KE-së, pohojnë mediat.
Socialisti spanjoll 72 vjeçar deri tani ka qenë shef i diplomacisë spanjolle në qeverinë e Pedro Sançezit.
Borel në politikën spanjolle është nga viti 1970. Nga viti 2004 deri 2007 ai ka qenë kryetar i Parlamentit Evropian.
Komisioneri Han zevendesohet nga diplomati slloven
Janez Lençariq
Eurokomisari për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han do të përshëndetet nga kjo detyrë pas disa viteve dhe se në vend të tij pritet të vjen një diplomat sllovenë me karrierë të pasur,raporton INA.
Gazeta boshnjake “Nezavisne Novine” duke u thirrur nga burime në Bruksel shkruan se bëhet fjalë për diplomatin slloven Janez Lençariq, i cili është nominuar nga ana e Qeverisë sllovene, dhe që në Bruksel shihet si pasardhës i diplomatit austriak Johanes Han. Një njohës i zhvillimeve në BE ka thënë se komisioneri i ri për zgjerim do të vjen kësaj radhe nga Ballkani Perëndimor, pasi që dy të fundit ishin nga Sllovakia dhe Austria, përcjellë INA.
Në nëntor të këtij viti do të jetë vendimi final se a do të jetë Lenarçiq apo ndonjë diplomat tjetër nga vendet anëtare të BE-së, që janë në garë për të marrë komisarin për zgjerim dhe politika fqinjësore.