Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski deklaroi se “ushtarët e NATO-s janë tashmë të pranishëm në Ukrainë”.
Ministri, duke folur gjatë një konference, nuk zbuloi se ‘’për cilat shtete e kishte fjalën’’.
“Dua të falënderoj ambasadorët e atyre vendeve që morën këtë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, nuk do t’i rendis”, shtoi ai.
‘’Rusia tashmë është e vetëdijshme për faktin se ushtarët e NATO-s po veprojnë në Ukrainë, sepse “është e pamundur të fshihet’’, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.
‘’SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore po zhvillojnë një luftë hibride kundër Rusisë me pjesëmarrjen e instruktorëve të forcave speciale, ekspertëve, specialistëve nga departamentet përkatëse ushtarake të vendeve të NATO-s”, shtoi Zakharova.
Pas një konference për Ukrainën në Paris më 26 shkurt, Macron tha se pjesëmarrësit kishin konsideruar dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. Edhe pse nuk u arrit konsensus për këtë temë, ai e la të hapur derën për një skenar të tillë në të ardhmen. Pas konferencës, shumica e qarqeve pjesëmarrëse deklaruan se nuk kanë plane të dërgojnë trupa në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
Duke komentuar deklaratat e Macron, sekretari i shtypit presidencial rus Dmitry Peskov tha se një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë do të jetë i pashmangshëm nëse trupat perëndimore dërgohen në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se vendet e NATO-s “duhet gjithashtu të vlerësojnë” pasojat e veprimeve të tilla dhe të jenë të vetëdijshme për to.