Që prej vitit 1505 Dita e Poezisë ka qenë e pranishme për të gjthë ata që e duan pranë. Por UNESCO në vitin 1999 më 21 Mars ndërmori një iniciative për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për ti kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.
Në Greqi poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike. Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhëse mes poezisë dhe formave të tjera të artit.
Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.
Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë.
Poezia “Në mundësh”, ndryshe e quajtur psalm i shenjt i vullnetit, qarkullon ende për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite.
Në Mundësh
(Rudyard Kipling -1907)
Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..
Në mundësh të rrish në pritje nga pritja paulodhur,
a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……
Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,
t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.
dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….
në durofsh dot që thënjet e tua të drejta
në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë
Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,
si në kumar me një të vetme lojë,
të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..
Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.
e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,
që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…
Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash
a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku, apo miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon,por veç sa meriton
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat
që të rënda me veprat që peshojnë
dije dhe mos ke asnje dyshim,
se e jotja do jetë bota me çka brenda
dhe burrë do t’jesh o biri im.