Për të dytën ditë me radhë, qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë. Nje proteste qe eshte shtrire ne qytetet kryesore te vendit, si Durresi, Shkodra, Fieri, deri te Lushnja dhe Tepelena.
Me pankartat në duar me mbishkrimet “Ulni çmimin e naftës”, ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për të mos lejuar vazhdimin e rritjes së çmimeve dhe stabilizimin e tyre.
Të vendosur për të vijuar protestat deri në marrjen e një zgjidhjeje, folësit nga shoqëria civile vunë në dukje se “pas protestës së djeshme, nafta pësoi një rënie të lehtë”.
Kundër rritjes së çmimeve kane protestuar dhe qytetaret e Durresit ku qarkullimi eshte paralizuar plotesisht, pasi protestuesit kane bllokuar hyrjet kryesore ne qytet.
Qytetarët fikën makinat në rrugë duke bllokuar qarkullimin, si formë reagimi ndaj çmimeve të larta të karburanteve.
Po ashtu, qytetarët fikën makinat duke bllokuar rrugën në Milot-Rrëshen. Raportime për bllokim të rrugës nga fermerët kishte dhe nga Lushnja ku qytetarët kanë zgjedhur të fikin makinat në rrugë duke bllokuar qarkullimin, si formë reagimi ndaj çmimeve të larta të karburanteve.
Kryeministri Rama: Për 48 orë do të mblidhet një bord kombëtar i administrimit të karburantit
Kryeministri Edi Rama në një fjalë të tij live në rrjete sociale ka bërë me dije se brenda 48 orësh do të mblidhet edhe një bord kombëtar për administrimit të karburantit ne vend.
Sipas tij, do të shpaloset i gjithë plani në këtë fashë orari dhe do të ketë një akt normativ, ku do të bëhet edhe transparencë e përditshme.
“Tani, përtej faktit se nafta është mall në tregun e lirë, sot përderisa themi që ky vend është në luftë. Nuk është në luftë me armë, por ka ardhur lufta në këtë vend me faturën e çmimit të naftës dhe çmimet e tjera. Duhet të trajtojmë situatën si në luftë.Do të ndërhyjmë duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit, që do të shpaloset i gjithi, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit kur furnizuesit do të bëjnë transparencën në mënyrë të përditshme dhe marshi do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjithë aspektet. Nuk do të shfaqen çmime të miratuar më parë nga bordi do të përcaktohen masa drastike për ata që cenojnë vendimet e bordit.” tha Rama
Kryeministri iu përgjigj të gjithë atyre që pretendojnë se Shqipëria ka mjaftueshëm burime energjie dhe naftë, por fajin e ka qeveria që i shet jashtë.
Rama tha se “ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmin e prodhimit në një vit me reshje të larta.
Kryeministri theksoi se “ne e shesim energjinë në kohërat me shi, ndaj e shesim lirë”. “Ose duhet ta shesim lirë, ose ta hedhim. E shesim lirë se në dimër çmimi i saj bie dhe e blejmë shtrenjtë se në verë nuk nuk kemi reshje dhe niveli i hidrocentraleve tona bie nën nivelin teknik”, tha Rama.
Prandaj theksoi Kryeministri po ndërtohet Skavica, për të depozituar ujin e tepërt dhe për ta përdorur në kohën e thatësirës.
Ndërkohë, Rama theksoi se ka edhe projekte të tjera në energjetikë, por ato duan kohë të realizohen.
“Fakti është se kur flasim për çmimet energjisë, sot në treg një megavat-orë që dje kushtonte 52 euro, sot vjen me 552 euro. Ne jemi zotuar ta mbrojmë konsumatorin familjar qysh disa muaj më parë kur unë dola dhe paralajmërova krizë në horizont. Fakti është që kriza u përshkallëzua. Ne kemi marrë këtë zotim që të mos preket çmimi i energjisë edhe pse lufta e impaktoi edhe më shumë çmimin e energjisë dhe e thelloi rëndë krizën energjetike”, tha Rama.