Me rastin e Festave të Nëntorit urimet për Shqipërinë vijnë dhe nga Rusia zyrtare.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh urimi homologut Shqiptar Presidentit Meta. Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë z. Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, bën publike ne faqen facebook Ambasada ruse në Tiranë.
Në mesazhet drejtuar liderve shqiptare theksohet se” zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare si do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën”.
***
Me rastin e Ditës së Flamurit Presidentit Rus z.Vladimir Putin i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta
“I nderuar zoti President,
Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.
Me respekt,
Vladimir Putin”
***
Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë z. Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama
“I nderuar zoti Kryeministër,
Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.
Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.
Sergej Lavrov”
© Argumentum.