Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani u është drejtuar për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës.
Osmani prezantimin e saj e bëri përmes një video-mesazhi, për shkak se vazhdon izolimin pas infektimit me Coronavirus.
Me këtë rast Osmani ka thënë se ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime, duke shtuar se ajo është e gatshme t’i dalë në çdo kohë në mbrojtje atdheut.
“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë”.
Ajo më tej ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik.
“Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të siguroj transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë. Urime dita e forcës”.
-Kryeministri Avdulla Hoti tha se Qeveria e Kosovës do të mundësoj zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Hoti në fjalimin para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Forcës, shtoi se krejt kjo do të arrihet duke blerë e pajisje moderne që i japin mundësi ushtrisë të kryej detyrat dhe obligimet që ka.
“Ju shpreh urimet më të ngrohta për këtë ditë. Edhe gjatë muajve të rëndë të këtij viti pjesëtaret e FSK-së e kanë dhënë provimin. Më lejoni që në Ditën e Forcës të iu shprehë mirënjohjen dhe falënderimit gjitha vendeve mike që fal ndihmës së tyre FSK-ja është institucion që na bënë krenar të gjithëve”.
“Qeveria e Kosovës do të mundësojë zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së, duke blerë pajisje me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre. FSK-ja me hapa të sigurt po i vendosë konturat e një ushtrie. Pa e harruar të kaluarën ne jemi të vendosur të punojmë krahas vendeve tjera”.
Me këtë rast ai ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, për të cilën ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e përkushtuar për paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.
Sipas kreut të ekzekutivit populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për liri e pavarësi, raporton EO.
“Republika e Kosovës do të integrohet në Bashkimin Evropian. Me qëllim të arritjes së një marrëveshje me Serbinë ne jemi të përkushtuar me të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull”.
“Republika e Kosovës ka dhënë prova të fuqishme se është për paqe e marrëdhënie të mira. Populli i Kosovës dhe UÇK-ja kanë bërë luftë të drejtë për pragun e derës për liri e pavarësi. Ne do të kërkojmë që drejtësia ta thotë fjalën e plotë të saj”.
Ministri i Mbrojtës, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja për kundër sfidave të shkaktuar nga pandemia, ka arritur të përmbushë me sukses detyrat në kuadër të procesit të transformimit.
Quni në ceremoninë e shënimit të “Ditës së Forcës- FSK-së, tha se transformimi i FSK-së do të vazhdojë në bashkëpunim me aleatët dhe se partneriteti me NATO-në do të vazhdojë.
“Pas 9 vitesh angazhimesh të mëdha për avancimin e FSK së, arritëm ta legjitimojmë dhe kurorëzojmë forcën më mandat ushtarak. Krah me aleatët tanë nisëm transformimin e Forcës. Sot me krenari përkundër sfidave me pandemisë FSK ka arritur të përbush detyrat e saj. Ne do të vazhdojmë të kemi në fokus politikat integruese e mosdiskriminuese. Në këtë ditë të veçantë shpreh falënderim për kontribut të ushtarakëve për angazhimin e tyre. Besojmë fuqishëm se partneriteti me vendet e NATO-s do të vazhdojë”, tha ai.
© Argumentum.