Dr. Hossein Amir Abdolhian, Ministër i Punëve të Jashtme të Iranit *
Në emër të Zotit
Dita botërore e Kudsit përkon çdo vit me të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kjo ditë u pagëzua me këtë emër më datë 7 gusht 1979, me iniciativën e Imam Khomeinit (r.h), në mbështetje të kombit dhe çështjes palestineze dhe për të filluar një fazë të re solidariteti me popullin palestinez”.
Kjo ditë, pasqyron në mënyrë unike unitetin e myslimanëve dhe të gjithë njerëzve liridashës në botë duke deklaruar mbështetjen për Palestinën, distancimin nga sionistët uzurpues, dënimin e krimeve të regjimit sionist, dënimin e pushtimeve të tij dhe dënimin i veprimeve raciste dhe çnjerëzor të sionistëve dhe kjo ditë është gjithashtu një simbol i rezistencës. Pa dyshim, krijimi i ekzistencës së paligjshme dhe të rreme të regjimit sionist që nga viti 1948 është bërë faktori më i rëndësishëm i destabilitetit dhe pasigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore.
Populli i shtypur dhe qëndrimtar i Palestinës, me mbështetjen e myslimanëve dhe të njerëzve të lirë të botës, është ngritur kundra kësaj shtypjeje të madhe dhe e ka telendisur këtë regjim të rremë me zinxhirin e intifadave palestineze.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ekzistenca e të paktën tre faktorëve kryesorë e ka bërë Palestinën çështjen më të rëndësishme në botën islame.
I pari, natyra e tokës të Palestinës, shenjtëria e saj dhe vendi që gëzon ajo në mesin e besimtarëve myslimanë; i dyti, natyra e armikut sionist dhe pretendimet e tij fetare dhe historike dhe shpirti i tij ekspansionist dhe pushtues; i treti; Natyra e koalicionit perëndimor-sionist, i cili kërkon të përçajë dhe dobësojë umetin mysliman me shpresën se vendet islamike do të vijojnë mbeten të varura nga fuqitë e mëdha.
Regjimi sionist me veprime të çmendura si dënimi masiv (faktor i shkeljes së “parimit të përcaktimit të fatit të palestinezëve”), rrethimi i Gazës, përfundimi i murrit rrethues, dëbimi dhe zhvendosja e detyruar e më shumë se 5.7 milionë palestinezëve, vrasja e komandantëve dhe muxhahedinëve palestinezë edhe në vendet e tjera arabe dhe myslimane, shkatërrimi i tokave bujqësore në Rripin e Gazës, përpjekjet për të zbatuar planin për të hebraizuar Jeruzalemin me vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve hebreje, shkatërrimin e shtëpive palestineze, rritjen e pranisë dhe mbikëqyrjen ushtarake dhe sigurimit në Lindje të Bejtul Mukadesit (Jeruzalemit) , ndalimin e lëvizjes për palestinezët që jetojnë në Bejtul Mukades, revokimin e kartave të tyre të identitetit si dhe anulimin e lejeve të qëndrimit të përhershëm për palestinezët që jetojnë në Bejtul Mukades (në shkelje të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht nenit 43 të Konventës së Hagës dhe Konventës së Katërt të Gjenevës), miratimin e ligjit “Shteti-Komb i popullit hebre” në Kneset të regjimit sionist (Izraelit) në vitin 2018, promovimin e vendbanimeve hebreje, ndarja e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gaza, hebraizimi i Bejtul Mukadesit, Lartësitë e Golanit dhe Nikabit, dhe… konsiderohet shkelësi i të drejtave themeltare të palestinezëve dhe faktori kryesor i pasigurisë të përhershme në rajon.
Në kohën kur logjika kriminale dhe pushtuese e regjimit sionist fëmijëvrasës përgjatë shtatë dekadave të kaluara ka çuar vetëm në vazhdimin e pushtimit, vrasjeve, racizmit dhe hipokrizisë në rajon, ne tani po vërejmë se disa shtete arabe dhe islame duke injoruar dhe anashkaluar krimet e vazhdueshme të regjimit sionist, kanë rënë në kurthin e frontit perëndimor-sionist dhe duke pranuar planin e kompromisit dhe dorëzimit, kanë bërë një gabim historik nga i cili akoma mund të rikthehen dhe ta korrigjojnë atë. Fatkeqësisht, procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis disa vendeve arabe dhe islamike dhe regjimit pushtues të Jerusalemit i ka bërë më të guximshëm sionistët për të përhapur egërsinë e tyre. Përdhosja e fundit e xhamisë Al-Aksa është një shenjë e këtij veprimi. Padyshim që kjo marrëveshje është një plan djallëzor perëndimor-sionist për të krijuar përçarje dhe ndarje mes vendeve islame, duke synuar adresimin e gabuar të burimit të kërcënimit dhe pasigurisë të përhershme në rajon.
Regjimi sionist konsiderohet burimi më i rëndësishëm i pasigurisë dhe kërcënimit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe është shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut në botë. Regjimi pushtues në Bejtul Mukades është i vetmi regjim në rajon që ka dhjetëra koka bërthamore dhe ka hequr dorë nga anëtarësimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike si dhe ka refuzuar vëzhgimin nga kjo agjensi. Ndryshe nga ky fakt, ndër vite, mbështetja politiko-ushtarake e pretenduesve perëndimorë të të drejtave të njeriut ndaj regjimit sionist ka vazhduar pa asnjë kufizim. Për shembull, shohim sesi amerikanët me standardet e tyre të dyfishta kanë kundërshtuar rezolutat kundër regjimit në Këshillin e Sigurimit, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, UNESCO-n e të ngjashme me këto organizata. Uashingtoni e ka përdorur të drejtën e vetos më shumë se 40 herë në interes të regjimit sionist dhe kjo tregon pikëpamjet e njëanshme të vendeve perëndimore në mbështetjen e regjimit sionist dhe injorimin e të drejtave të palestinezëve. Komuniteti ndërkombëtar ka një detyrë të madhe për t’i dhënë fund dhe duhet ti japë fund kësaj heshtjeje të gjatë dhe të garantojë përfundimin e pushtimit dhe sigurimin e të drejtave të njeriut për popullin palestinez.
Operacioni “Shpata e Kudsit” në mbështetje të Xhamisë Al-Aksa i shkaktoi një shok të madh rrëgjimit fals sionist. Në veçanti, kjo fazë shënoi një fillim të ri për solidaritetin palestinez në Gaza, në bregdet, në territoret e pushtuara të vitit 1948, në kampet palestineze dhe tek të gjithë palestinezët në mbarë botën. Pushtuesit sionistë dhe mbështetësit e tyre globalë duhet ta dinë se vullneti i rezistencës nuk do të lëkundet kurrë dhe se rezistenca islame do të vazhdojë në forma dhe trajta të ndryshme në mbështetje të popullit të shtypur të Palestinës. Padyshim, rezistenca islame kundër pushtimit dhe devijimit sionist në territoret e pushtuara, Liban, Siri dhe vende të tjera islame do të japë preludin e përfundimit të këtij devijimi dhe kësaj gjëndre të qelbëzuar. Siç tregoi Beteja e “Saif al-Kuds” (shpata e Kudsit) se sa e lartë është kapaciteti i rezistencës dhe sa po rritet ai dita ditës. Vlen të përmendet komandanti i madh i Rezistencës dhe Lirisë së Kudsit të Shenjtë, Haxhi Kasem Soleimani, i cili me luftë dhe strategji të vazhdueshme plehëroi dhe efektivisht fidanët e rezistencës saqë sot rezistenca e mejdanit te luftës është boshti kryesor i çdo veprimi efektiv kundër Sionizmit dhe në mbrojtje të të shtypurve.
Republika Islamike e Iranit, si në të kaluarën, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbrojtur të drejtat legjitime dhe të uzurpuara të popullit palestinez. Sipas planit politik dhe demokratik të Republikës Islamike të Iranit të regjistruar në Sekretariatin e OKB-së, zgjidhja e çështjes palestineze, përfundimi i pushtimit dhe mbajtja e një referendumi me praninë e banorëve kryesorë të Territorit Palestinez dhe të gjithë refugjatëve për të vendosur për fatin e vendit të tyre. Kthimi i refugjatëve palestinezë në atdheun e tyre dhe mbajtja e një referendumi mes popullit fisnik të këtij vendi për të përcaktuar fatin dhe llojin e sistemit politik është mënyra më efektive për zgjidhjen e këtij konflikti. Sipas planit, muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët me origjinë palestineze do të jenë në gjendje të zgjedhin llojin e sistemit ligjor që rregullon fatin e tyre dhe të gëzojnë të drejtat e tij lirisht dhe në mënyrë të barabartë. Ky plan, i cili bazohet në parimet e demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare dhe i pranuar nga të gjitha shtetet dhe kombet, sigurisht që mund të jetë një alternativë e mirë për planet e mëparshme të dështuara.
Në fund, i kërkoj të gjithë popullit të Iranit Islamik, myslimanëve të botës, njerëzve liridashës dhe me ndërgjegje të zgjuar në mbarë botën duke marrë pjesë në marshimet e Ditës së Botërore të Kodsit, të mbështesin popullin palestinez dhe shprehin solidaritetin dhe përkrahjen e tyre me këtë komb të shtypur.
/Argumentum.al
*Teksti i notës së Dr. Amir Abdullahian me rastin e Ditës Botërore të Kudsit në gazetën Al-Quds Al-Arabi