Protesta në ditën e pestë të saj ka nisur paqësisht në sheshin “Skënderbej”, më pas ata kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, ku në mënyrë demonstrative janë shtrirë në tokë dhe kanë vendosur duart pas koke.
Mijëra protestues janë nisur nga kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë, për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit Ardi Veliu.
Kjo është një nga pikat ku protestuesit janë përplasur me policinë përgjatë këtyre 5 ditëve, ku ka patur edhe hedhje të gazit lotsjellës dhe ujit për të shpërndarë qytetarët.
Ndërkohë pas qytetarëve janë nisur edhe autoblindat dhe efektivët e FNSH-së, për të penguar protestën e qytetarëve.