Dita e vëllezerve iluministe, Shën Kiril dhe Metodi, festohet më 24 maj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bashkë me popujt tjerë të rajonit sllavo-folës të cilët festojnë veprën e vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Krijimi i alfabetit dhe letrave sllave u atribuohet vëllezërve Cirili dhe Metodi. 24 maj festohet në disa vende, përfshirë Bullgarinë, Rusinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dita e Vëllezërve Shenjt Kirili dhe Metodi dhe e shkrimit cirilik.
Bullgaria e festonte këtë ditë si “Dita e Letrës Bullgare”, ndërsa më herët kjo ditë u quajt “Dita e Letërsisë Sllave, Edukimit dhe Kulturës Bullgare”, por vitin e kaluar u emërua zyrtarisht “Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi”, njëjtë sipas festës zyrtare të Maqedonisë së Veriut.
Pikërisht gjuha dhe kultura maqedonase është pretendimi i ri që vjen nga Bullgaria e cila është bërë pengese kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.
Sipas historiografisë zyrtare bullgare banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por u lanë trurin gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase” u imponuan artificialisht.
Pikërisht edhe duke respektuar pretendimet e dy paleve, Maqedoni e Veriut-Bullgari, Presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore janë ftuar në Romë më 27 maj ku do të marrin pjesë në një ceromoni solemne për të nderuar Shën Kirilin dhe Shën Metodin, i cili shihet si një hap drejt ngrohjes së marrëdhënieve midis Sofjes dhe Shkupit pasi Bullgaria vuri veton në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2020.
“Së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ne do të udhëtojmë së bashku në një aeroplan në nderim të punës e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi në Romë, gjithashtu por me Presidentin Pendarovski, ne do të deklarojmë vullnetin tonë të qartë, të ndërsjellë dhe politik se do të zhvillojmë marrëdhëniet midis dy vendeve tona në një frymë besimi, miqësie dhe fqinjësie të mirë “, tha Radev.
Presidenti Bullgar tha se hapja e rrugës evropiane të Shkupit kalon kryesisht përmes Sofjes, duke shtuar se “ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin – me qetësi, hapur dhe vullnetarisht – dhe të zgjidhim problemet tona bilaterale.”
Megjithate duket se Rusia ka dalë hapur në mbështetje të Maqedonisë së Veriut, pas një postimi nga ambasada ruse në Maqedoni e Veriut. Ambasada ruse në Shkup citoi Presidentin rus Vladimir Putinin të përgëzonte “popullin vëllazëror maqedonas” me 24 maj, Ditën e Shenjtërve Kirilit dhe Metodit.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”sr” dir=”ltr”>Му го честитаме на братскиот македонски народ Денот на светите Кирил и Методиј, кој се слави како државен празник. <br>📃📚"Денеска во Русија е свечен ден – Денот на словенската писменост, а писменоста дојде кај нас токму од македонската земја" – Владимир Путин <a href=”https://t.co/hUqwYtMORz”>pic.twitter.com/hUqwYtMORz</a></p>— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) <a href=”https://twitter.com/Russian_Emb_MKD/status/1396654237875064840?ref_src=twsrc%5Etfw”>May 24, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Ne i përgëzojmë nga zemra vëllezërit tanë maqedonas për festën tonë të përbashkët – Dita e Apostujve të Shenjtë të Barabartë Kirili dhe Metodi, arsimtarët dhe predikuesit krejt sllovenë të krishterimit, krijuesit e shkrim-leximit sllav, të cilët dhanë alfabetin e botës sllave dhe vunë themelet e letërsive sllave !
“Ne e përgëzojmë popullin vëllezër maqedonas për Ditën e Shenjta Kirilit dhe Metodit, e cila festohet si një festë kombëtare. “Sot në Rusi është një ditë solemne – Dita e shkrim-leximit sllav, dhe shkrim-leximi erdhi tek ne nga toka maqedonase” – Vladimir Putin
Deklarata e Ambasadës ruse në Shkup, ku thotë se shkrim-leximi në Rusi vinte nga “toka maqedonase”, shihet si provokuese në Sofje.
Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Angel Dzambaski, shprehu indinjatën e tij për urimet e Ambasadës Ruse në Shkup për popullin Maqedonas në 24 maj, Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi.
“Ky është një nga falsifikimet tuaja më të turpshme dhe më të trishtueshme. Shkrim-leximi dhe Ortodoksia arritën në Rusinë e sotme nga Bullgaria. Ky është një fakt. “Alfabeti maqedonas” u krijua së bashku me kombin maqedonas në Moskë në 1945. Ajo gënjeshtër është turpi më i madh. Turp për ju” – i tha Dzambaski Ambasadës Ruse.
Në fakt Rusia ka qenë koherente në lidhje me qëndrimin e saj sa i përket alfabetit cirilic. Kujtojmë 4 vite më parë gjatë një vizitë të Presidentit maqedonas Ivanov në Rusi, Presidenti Vladimir Putin, tha se alfabeti sllav erdhi në Rusi nga Maqedonia.
“Alfabeti dhe letërsia sllave na erdhën nga toka maqedonase”, tha Putin gjatë vizitës së Presidentit maqedonas në Moskë.
Edhe atëhere pati polemika në Bullgari.
Edhe atëhere një numër ministrash dhe diplomatësh bullgarë e kanë dënuar Presidentin rus Vladimir Putin që i tha kolegut të tij maqedonas George Ivanov më 24 maj – Dita e shkrim-leximit sllav – se shkrimi cirilik erdhi nga Maqedonia.
Si përgjigje, Ivanov u dha një homazh edukatorëve dhe shenjtorëve sllavë, vëllezërve Kirili dhe Metodi, themelues të alfabetit glagolit, i cili shërbeu si bazë për cirilikën, të cilët janë “mësuesit tanë shpirtëror”.
Duket se pretendimi bullgar rreth kultures dhe gjuhës maqedoanse tashmë do të përballet me Rusinë, e cila thekson se “alfabeti sllav erdhi nga toka maqedonase”
Shkrimi cirilik, i cili daton nga shekulli i 9-të pas Krishtit, përdoret në të gjithë pjesët e Evropës Lindore dhe Azisë Veriore dhe Qendrore. Në përgjithësi, ose shumë gjerësisht, përdoret në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari, entiteti serb në Bosnjë, Rusi, Ukrainë, Bjellorusi – si dhe nga diaspora e madhe ruse në ish republikat e tjera Sovjetike.
Cirili (i lindur Konstandin, 826–869) dhe Metodi (815–885) ishin dy vëllezër dhe teologë dhe misionarë të krishterë bizantinë. Për punën e tyre duke ungjillizuar sllavët, ata njihen si “Apostujt e Sllavëve”. Ata shpiken alfabetin glagolitik, alfabetin e parë të përdorur për të transkriptuar sllavishten e vjetër të kishës. Pas vdekjes së tyre, nxënësit e tyre vazhduan punën e tyre misionare midis sllavëve të tjerë. Të dy vëllezërit nderohen në Kishën Ortodokse Lindore si shenjtorë me titullin “të barabartë me-apostujt”. Në 1880, Papa Leo XIII prezantoi festën e tyre në kalendarin e Kishës Katolike Romake. Në 1980, Papa Gjon Pali II i shpalli ata shenjtorë bashkë-mbrojtës të Evropës.
© Argumentum.