“Djegia e mandateve kishte kosto për opozitën”. Sali Berisha mendon se në këtë vendim ai nuk ka patur asnjë rol, por e ka mbështetur. Në emisionin Opinion, Berisha tha se i kishte thënë kreut të PD-së, Lulzim Bashës se ky vendim ose të çon në fitore ose në greminë.
“Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi, ai duet ti dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje … Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”./opinion