Ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj Lulzim Bashës pas vendimit për djegien e mandateve.
Teksa këtë të mërkurë Partia Demokratike pritet t’i japë dritën jeshile verdikti të Bashës për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, në ambientet e PD-së kanë ardhur për vizitë ambasadorët e BE-së.
E para që hyri në zyrën e Bashës ishte ambasadorja e Gjermanisë Shutz, ndërsa më pas ka ardhur ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.
Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien në bllok të mandateve të deputetëve, një vendim i cili është kritikuar hapur nga ana e institucioneve zyrtare të BE-së, po ashtu edhe nga ana e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Kujtojmë se këtë të mërkurë në orën 17:00 pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili do t’i hapë dritën jeshile Bashës për të proceduar më tutje ligjërisht për lënien e mandateve të deputetëve të saj.