Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk e sheh të arsyeshme të bisedojë me kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurtin, sidomos pas deklaratave të tij për “Listën Serbe”.
Kryetari i Serbisë tha në një intervistë për “Tv Pink” se “Kurti kishte deklaruar se do të luante shah me të”, por shtoi se ishte e nevojshme “të dihet pak për lojën që do të luhet”.
“E provoi Izetbegoviç, i cili luante shah mjaft të mirë. Shahu është një lojë serioze. Shah nuk do të luajë kurrë kundër meje, sepse do të mposhtet keq”-tha Vuçiç.