Në Tiranë u zhvillua sot një takim mbi bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku u prezantua botimi më i ri BiEPAG në kuadër të këtyre nismave. Forumi vjen si pjesë e përpjekjeve të IDM për të nxitur diskutimin publik në Shqipëri dhe për t’i sjellë çështjet rajonale dhe evropiane më pranë aktorëve të politikës në Shqipëri.
Në mungesë të përparimit konkret me integrimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, BE është treguar kreative duke gjetur mënyra për të ruajtur ende interesin e vendeve të rajonit për të vazhduar me implementimin e reformave. Disa nga këto mënyra janë forcimi i integrimit rajonal, përmes dy proceseve paralele, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Në këtë dokument politikash analizohen objektivat, shtrirja dhe kufizimet e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si dhe debatohet nëse ky integrim jep konkretisht rezultatet e dëshiruara apo nëse është më shumë largim i vëmendjes nga integrimi evropian.
Autorë janë anëtarët e BiEPAG: Richard Grieveson, Bojan Baća, Zoran Nechev, Matteo Bonomi, Marko Kmezić dhe Florian Bieber.
Në këtë dokument politikash analizohen objektivat, shtrirja dhe kufizimet e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si dhe debatohet nëse ky integrim jep konkretisht rezultatet e dëshiruara apo nëse është më shumë largim i vëmendjes nga integrimi evropian.
Paneli diskutoji këto dhe çështje të tjera, duke u mbështetur në një Përmbledhje Politike të botuar nga BiEPAG – Përmes Labirintit të Bashkëpunimit Rajonal. Si të kemi kuptimin e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Punimi shqyrton iniciativat rajonale për të parë se si këto qasje të drejtuara nga ekonomia kanë potencialin për të përafruar rajonin më afër objektivit të anëtarësimit në BE me anë të adresimit të problemeve kryesore me të cilat po përballet rajoni – korrupsioni, kapja e shtetit dhe tendencat autoritare.
Eskpertët që u mblodhën në Tiranë, vunë në dukje mungesën e reformave konkrete në ballkanin perëndimor, dhe ndasitë e mëdha në polika zhvillimore të vendeve të rajonit!
Ekspertët ne kete takim te zhvilluar ne Tirane vleresuan te gjitha keto nisma rajonale si nga BE po ashtu nga rajoni si pozitive por gjithsesi kërkojnë më shumë përpjekje prej BE për të shtyrë ballkanin në procesin e integrimit në Europe pasi vonesat mund të shkaktojnë largimin e interesit për t’u bërë pjesë e unionit.
Sikunder u theksua nga ish zëvendëskryeministrja e Malit të Zi ekziston skepticimi dhe konfuzioni sa i perket nismes se “Open Ballkan” .
Argumentum.al sjell disa nga komentet e eksperteve per kete dokument poltikash nga Biepag dhe IDM:
Odeta Barbullushi Këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale
“Kemi një sërë zhvillimesh pozitive për sa i përket bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor gjatë vitit të fundit, duke pasur parasysh zonën e lirë roaming për WB6, krijimin e Korridoreve të Gjelbërta, marrëveshje të rëndësishme dypalëshe“.
“Ne synojmë të thellojmë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe ta përdorim atë si një platformë për të arritur dialogun politik. Për të rritur pronësinë rajonale, ne synojmë të krijojmë një axhendë politikëbërëse që funksionon për rajonin dhe merr parasysh ndjeshmëritë e secilit vend.”
Richard Grieveson nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Grupi Këshillues i Politikave për Ballkanin në Evropë
“Bashkëpunimi rajonal nuk është qëllim për vete. Duhet të jetë në përputhje dhe të jetë konsistente me të gjithë elementët dhe iniciativat e tjera. Ballkani Perëndimor patjetër ka nevojë për më shumë nga ana e BE. Një fluks parash, mbështetje direkte buxhetore, akses më i madh në treg”
Ndersa ai sugjeroi se cfare duhet te beje Rajoni dhe Bashkimi Europian.
Çfarë duhet të bëjë rajoni? Drejtoni të gjitha iniciativat rajonale për të arritur qëllimin e afrimit të rajonit me BE-në.
Çfarë duhet të bëjë BE-ja? Mbështetje direkte buxhetore, më shumë akses në treg. Megjithatë, zhvillimi ekonomik duhet të ecë paralelisht me reformat strukturore.
Jovana Marović- Ish-Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Grupi Këshillimor i Politikave Ballkani në Evropë.
Ish-zv.kryeministrja e Malit të Zi dhe ish-ministrja e Jashtme Jovana Maroviç tha se demokracia në rajon nuk po përmirësohet, ndërsa shtoj se shtetet anëtarë të Bashkimit Europian nuk janë dakord me nismën rajonale “Open Ballkan”.
“Demokracia dhe sundimi i ligjit nuk po përmirësohen në Ballkanin Perëndimor dhe ky është problemi më i madh në nivel rajonal. Mungesa e motivimit, mungesa e perspektivës dhe stimujve të qartë, si dhe mesazhet e përziera nga BE i shtohen këtij ngërçi të integrimit. Çështja kryesore në Ballkanin Perëndimor është respektimi i standardeve demokratike dhe sundimi i ligjit. Institucionet plotësisht të pavarura janë një parakusht për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik”.
Prof. Selami Xhepa Doktor i Shkencave Ekonomike në Universitetin e Tiranës
“Unë jam një mbështetës i madh i nismave rajonale që nga fillimi, sepse padyshim që sjell prosperitet për të gjitha vendet e rajonit. Por, kjo mbështetje nuk duhet të jetë e pakushtëzuar. Ne duhet të kemi një qasje kritike dhe të flasim problemet në të gjitha fushat”.
Që nga fillimi i Procesit të Stabilizim Asociimit në 1999, bashkëpunimi rajonal është bërë pjesë qendrore e kushtëzimit të anëtarësimit në BE, përveç kritereve të anëtarësimit të Kopenhagës të formuluara në vitin 1993. Kjo “strategji me dy drejtime” e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor nënkuptonte duke kombinuar marrëdhëniet dypalëshe të BE-së dhe kushtëzimin e zgjerimit, me promovimin e standardeve të BE-së nëpërmjet strukturave paralele të sponsorizuara nga BE-ja dhe nismave shumëpalëshe ndërrajonale. Ideja bazë ishte që këto dy procese të integrimit në BE dhe atë ndërrajonal mund të përforcoheshin reciprokisht, pasi integrimi rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i përgatiste ato për një integrim më të qetë me BE-në në të ardhmen.
/Argumentum.al