Dorëheqja e Zoran Zaev një natë më parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut ka vënë në pikëpyetje nismën “Open Balkan”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar disa momente nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.
“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram në foton me Ramën.
Kujtojmë se Rama, Vuçiç dhe Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për Open Ballkan.