Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj Qeverisë së 42-të të Malit të Zi. Sipas iniciativës, të nënshkruar nga 31 deputetë, ata e konsiderojnë “një nga postulatet bazë të demokracisë moderne” për të kontrolluar mbështetjen e Qeverisë në Kuvend.
Në Kuvendin e Malit të Zi më 19 janar u dorëzua nisma për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë malazeze të kryeministrit, Zdravko Krivokapiq.
Për dorëzimin e kësaj nisme në procedurë parlamentare njoftoi Lëvizja Qytetare Ura e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.
Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Iniciativa është publikuar në faqen e Kuvendit të Malit të Zi.
“Kjo nismë do të tregojë nëse Qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, por edhe për modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”, tha Ura.
Abazovic të japë dorëheqjen nga qeveria që po rrëzon
Në emër të ministrave aktualë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, i ka bërë thirrje zëvendëskryeministrit Dritan Abzoviq që të japë dorëheqje sepse mendojnë se kjo do të ishte etike.
“Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazovic paraqiti një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, për të cilën ai vetë foli pafundësisht, ne besojmë se është etike të jepet dorëheqja nga qeveria që po rrëzon. ”, njoftoi Milatoviq në Twitter.

Imajući u vidu da je potpredsjednik Vlade @DritanAbazovic podnio inicijativu za rušenje Vlade sa onima koji su odgovorni za moralno i ekonomsko posrnuće CG, o čemu je i sam bezbroj puta govorio, smatramo da je etički da podnese ostavku u Vladi koju ruši.

Ministri u Vladi CG. pic.twitter.com/bMcayrBSC2
— Jakov Milatovic (@JakovMilatovic) January 19, 2022