Dr. Enriko Ceko
Forex është shkurtim i ‘foreign exchange’ (këmbim valutor). Tregtia në Forex është investimi mbi mundësinë e parashikimit të ndryshimit të kursit të këmbimit ose çmimeve të valutave kombëtare, dhe tashmë në forex janë futur edhe aksionet e kompanive të ndryshme, indekset e aksioneve dhe mallrat të tilla si floriri, argjendi, platini, kakao, gruri, sheqeri dhe së fundmi edhe kriptomonedhat.
Ashtu sikurse një tregtar mund të blejë më të lirë dhe të shesë më shtrenjtë, dhe ashtu sikundër një investor mund të tregtojë aksione, mallra, obligacione qeveritare ose të korporatave, ai mund gjithashtu të bëjë supozime për luhatjen e çmimeve të valutave të huaja në forex dhe nuk ble fizikisht aksione dhe monedha në zyrat e këmbimit valuator, por këtë biznes e realizon online në platformat Forex.
Tregu i këmbimit valutor është një treg financiar me një shtrirje globale ku tregtohen monedhat, mallrat, aksionet dhe kriptomonedhat, dhe tregtimi i valutave është i nevojshëm për të zhvilluar tregtinë e jashtme dhe biznesin. Një aspekt unik i tregut të këmbimit valutor është se nuk ka treg të centralizuar dhe tregtimi i valutave kryhet elektronikisht mbi-counter ose OTC, që do të thotë të gjitha transaksionet ndodhin përmes rrjeteve kompjuterike midis tregtarëve në të gjithë botën.
Tregu global i Forex përbëhet nga valutat e çdo shteti, ku tregtaret kanë mundësi tregtimi 24 orë në ditë, 5 ditë në javë. Tregtarët e Forex-it mund të operojnë nga kudo, madje edhe nga shtëpia. Koha më e përshtatshme për tregti në Forex është kur sesioni i SHBA-ve është duke u hapur dhe sesioni i Europës është duke u mbyllur, e cila është ndërmjet 14:00 dhe 18:00 me orën e Shqipërisë. Çmimet e valutave lëvizin poshtë e lart shumë shpejt gjatë kësaj kohe, gjë e cila krijon si mundësi ashtu edhe rreziqe.
Bazat e Forex-it nuk janë shumë të komplikuara.
Valutat (dhe të tëra mallrat e tjera, flori, produkte, aksione, kriptomonedha, etj) blihen kur kanë çmim të ulët dhe tregtohen me çmim më të lartë dhe këtu rezikohet fitimi. Por, në fakt për çdo tregtar individual, që kërkon të hyjë në këtë biznes, duhet kohë dhe praktikë për të kuptuar më shumë mbi parashikimin e luhatjeve në vlerat valutore dhe për t’u bërë i suksesshëm në tregtinë Forex, pasi ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në process dhe kërkohet njohje e mirë e këtyre faktorëve dhe një tregtar i suksesshëm i Forex mëson dhe aplikon se si t’i lexojë këta tregues dhe si t’i aplikojë në procesin e blerjes dhe të shitjes. Në internet ka shumë materiale edukuese dhe informative në lidhje me këtë tregti, por duhet të dalloni ujkun nga dhelpra. Ujku të mëson hilet e biznesit, ndërsa dhelpra të vjedh paratë.
Forex, zakonisht konsiderohet si rrezik i madh për investitorë privatë, por në klimën aktuale ekonomike po bëhet një opsion më tërheqës edhe pse nuk është biznes për ata që kanë zemër të dobët dhe ata që nuk kanë durim. Me strategji të mira dhe bazuar në shkencë mund të jeni të suksesshëm dhe të ndërtoni jetën tuaj në mirëqenie, duke patur parasysh se përveç fitimeve ka edhe humbje, dhe të dyja duhet të manaxhohen.
Forex ka disa përparësi, krahasuar me llojet e tjera të investimit.
Në tregun Forex, një investitor mund të përdorë leva, një mjet që nuk është i mundur në lloje të tjera të tregtimit të monedhave.
Supozoni se do të blini një shtëpi. Zakonisht, ju mund të paguani 10 – 20 % të çmimit të përgjithshëm të shtëpisë. Paratë e tjera i huazoni nga banka (në rastin konkret nga ana e kompanisë Forex që ju jep mundësinë të futeni në platformë). Supozojmë se jeni duke blerë shtëpi që kushton $100,000. Ju paguani $20,000 dhe i huazoni të tjerat nga banka. Më tutje supozojmë se çmimi i asaj shtëpie rritet në $120,000 brenda 6 muajve, e cila është një shumë e mundshme në një treg rritës. Më pas, ju mund ta shisni shtëpinë dhe t’i dyfishoni paratë tuaja.
Me Forex ju mund të kontrolloni shuma deri në 500 herë më të mëdha se investimi juaj fillestar dhe kjo është në varësi të mallit që tregtoni dhe në varësi të kompanisë GForex, që bëhet garant për ju që të hyni në lojë.
Forex ka përparësi shtesë mbi llojet e tjerë të instrumentave financiarë. Investitorët mund të hyjnë në treg me shuma shumë më të vogla parash, të tregtojnë dhe të dalin nga tregtia lehtësisht. Forex mund të fillohet edhe me 3.000 lekë.
Në perëndim Forex monitorohet nga afër dhe kontrollohet nga mekanizma rregullatorë. Tregu Forex është rritur me hapa të mëdhenj në vitet e kaluara dhe është zona financiare me rritje më të shpejtë. Njëra prej arsyeve për këtë rritje të shpejtë është sistemi kompjuterik, i cili e ka revolucionarizuar industrinë në vitet e kaluara. Në ditët e sotme ekzekutimi i tregtive është shumë më i lehtë; çdokush që ka akses në internet mund të blejë dhe shesë valuta brenda disa sekondave, në çdo kohë, në çdo vend.
Unë personalisht, për shkak të angazhimit prej kohësh në akademi dhe në biznesin ndërkolmbëtar dhe transnacional kam ndjekur zhvillimet në Forex që nga fillimi i viteve 2000 dhe kam drejtuar edhe seanca akademike në fushën e manaxhimit dhe të financave, përfshirë edhe kursin e këmbimit dhe bursat ndërkombëtare.
Thjesht desha t’ju spjegoj se për shembull mendoni se do shkoni në Japoni me pushime. Ju do të duhet të shkëmbeni Lekun shqiptar për të marrë Jen japonez për t’i shpenzuar në Japoni. Ky transaksion është një tregti Forex. Ju keni shkëmbyer një monedhë me një tjetër. Por në fakt jeni duke menduar se po shkoni në Japoni, pasi në fakt jeni përpara kompjuterit dhe po blini Jen që më pas t’i shisni nëse çmimi i Jenit në Bursë rritet.
Kjo realizohe nëse ju hapni një llogari në një platformë Forex, e cila ju jep akses (mundësi) për të blerë dhe shitur në tregun e monedhës dhe atje mund të shkëmbeni një monedhë me një tjetër në milisekonda.
Meqë normat e monedhës nuk janë fikse, ato ndryshojnë çdo minutë dhe nga ky ndryshim ju fitoni (ose mund edhe të humbisni, nëse nuk e bazoni veprimin tuaj të blerjes, apo shitjes në një analizë bazë dhe shkencore e teknike).
Imagjinoni që kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit të Shteteve të Bashkuara të jetë 1.15. Do të thotë që nëse jep 1 euro, merr 1.15 dollarë amerikanë. Ju vendosni të vazhdoni me transaksionin dhe tani mbani 1,15 dollarë. Pas disa orësh, shkëmbimi shkon në 1.10. Ju mund të ktheni 1,15 dollarë dhe të merrni 1,05 €. Në fund të kësaj, ju keni bërë një fitim 0,05 €. Imagjinoni që, në vend të 1 €, keni shkëmbyer 10,000 €. Procesi do të ishte saktësisht i njëjtë. Ju paguani 10,000 € dhe merrni 11,500 dollarë. Dollari mbiçmohet kundrejt euros, kursi i këmbimit bie. Ju ktheni 11,500 dollarë dhe merrni 10,500 €. Keni bërë një fitim prej 500 €. Pra, nëse jeni të mirë në identifikimin se cila monedhë do të vlerësohet dhe cila do të zhvlerësohet, ju mund të fitoni para thjesht duke analizuar në mënyrë teknike degë shkencore për këtë.
Mësimi i Tregtisë Forex mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe arsyeja është se ka kaq shumë mashtrues në këtë biznes. Unë që e kam ndjekur këtë industri prej më shumë se 20 vitesh, më besoni, kam parë në këtë industri sharlatanizma të paimagjinueshme nga ana e trurit të një njeriu që nuk është mësuar me edukatë finaciare.
Përpara se të mendoni të hyni në këtë biznes duhet të keni parasysh se tregtimi është shumë i ndryshëm nga ajo që shumë njerëz reklamojnë. Nuk bëhesh milioner brenda natës, nëse nuk e nis si miliarder, sepse tregtimi online është një biznes dhe, si çdo biznes tjetër, kërkon kohë dhe përpjekje. Nëse nuk jeni gati të kushtoni një pjesë të kohës tuaj për të rritur biznesin tuaj, nuk do të keni rezultate të mira me të.
Në këtë biznes ka shumë njerëz që kanë humbur për shkak të padurimit, pamaturisë dhe mungesës së manaxhimit të riskut dhe mungesës së aftësive parashikuese dhe për shkak të mos edukimit me konceptet e tregtisë dhe të financave, por ka shumë njerëz që me durim arrijnë që të jetojnë mjaft mirë me të ardhurat e tyre të ndershme që vijnë nga angazhimi në Forex. Këta janë të kënaqur me stilin e tyre të jetesës, punojnë nga shtëpia apo nga kafeneja e lagjes dhe mund të marrin pushime kur të duan dhe ku të duan, sepse edhe kur janë me pushime mund të hapin celularin, laptopin dhe i-padin dhe të blenë dhe të shesin dhe të kontrollojnë invesimet e tyre.
Pra, nëse ka njerëz që janë të gatshëm që të fillojnë tregtimin online, ata duhet të kuptojnë se i kanë të tëra mundësitë që të arrijnë rezultate shumë të mira dhe kjo mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të familjarëve e fëmijëve të tyre, por duhet të dini gjithmonë se nuk është e lehtë për të arritur qëllimet, sidomos në periudhën afatshkurtër.
Në fund do t’ju spjegoj se përse duhet të tregtoni si një shkencëtar.
Për këtë duhet që t’i riktheheni për pak minuta asaj ç’ka keni mësuar në shkollën nëntëvjeçare për metodat shkencore. Pasja e një mentaliteti shkencor thjesht ju jep një avantazh shumë të madh në tregun e Forex.
Ç’bëjnë shkencëtarët? Ata gjithmonë fillojnë me vëzhgim. E thënë thjesht, është procesi i përdorimit të shqisave për të mbledhur të dhëna rreth gjendjes së mjedisit në të cilin operohet. Këtu marrim parasysh modelet, dukuritë e përsëritura ose incidentet e rastësishme.
Pasi një shkencëtar mbledh të dhëna të mjaftueshme, bën formulimi i teorisë. Formulimi i teorisë realizohet me anë të supozime ose hipoteza. Lidhja shkak – pasojë (meqënëse kjo ndodhi kështu, kështu – atëhere ka për t’u pasuar nga ashtu, ashtu) dhe Arsyetimi deduktiv (meqënëse çdo vit bien gjethet në vjeshtë, edhe vitin që vjen do bien gjethet në vjeshtë), janë shumë të rëndësishme në këtë biznes.
Por sigurisht, një hipotezë nuk do të thotë asgjë derisa të testohet. Nëse testet empirike mbështesin hipotezat tona, mund të thuhet se ato bëhen teori që përdoren për të gjeneruar vëzhgime të ardhshme, por duke qenë gjithmonë të hapur ndaj vëzhgimeve të reja dhe të freskëta, shkencëtarët pranojnë faktin se teoritë e tyre nuk janë të vërteta absolute dhe për ta, të paturit e një mendjeje të hapur i lejon ata të përqafojnë faktin se të kuptuarit njerëzor do të jetë gjithmonë jashtë kompleksitetit të natyrës dhe i bën ata të qëndrojnë me këmbë në tokë për prova të reja që mund të sfidojnë teoritë para-ekzistuese.
Për tregtarët, kjo lloj mendjehapësie mund të jetë një kundërhelm ndaj besimit të tepruar dhe mbitregtimit, duke na lejuar të kuptojmë se është në rregull të mos kemi të drejtë gjatë gjithë kohës.
Pra, si mundet që një tregtar në Forex të veprojë si një shkencëtar.
- Vëzhgoni me kujdes tregjet dhe kërkoni modele.
Si tregtar, ju tashmë duhet të keni një kuptim bazë të faktorëve teknikë dhe themelorë, që zakonisht lëvizin tregjet. Ju ndoshta keni një ide se si një ngjarje e veçantë ekonomike, si një vendim për normat e interesit ose një njoftim për GDP, mund të ndikojë në veprimin e çmimeve. Për të fituar një avantazh edhe më të mirë, mund të shtoni në bazën tuaj të të dhënave të faktorëve të tregut duke bërë vëzhgime të kujdesshme dhe duke shënuar modele të përsëritura. Për shembull, kohët e fundit keni vërejtur se njoftimet për Indekët e Çmimeve të Konsumit kanë prirje të kenë më shumë peshë këto ditë, pasi tregtarët e Forex do të dëshironin të shihnin se si (për shembull) rënia e çmimit të naftës po ndikon në nivelet e çmimeve të konsumit. Ju mund t’i shënoni këto ngjarje në kalendarin tuaj për të parë se si zakonisht reagon tregu.
- Përdorni këto vëzhgime për të krijuar një hipotezë për veprimin e çmimit.
Le të themi se keni vënë re se investitorët janë të uritur për më shumë rrezik sa herë që një bankë qendrore flet për shtimin e stimulit monetar. Ajo që mund të bëni është të vini re se çfarë ndodhi në të vërtetë, si reaguan çiftet e monedhave dhe cilat konfigurime të tregtisë në Forex mund t’ju kenë mundësuar të kapni një pjesë të asaj lëvizjeje. Ju mund të vazhdoni t’i renditni këto vëzhgime në ditarin tuaj tregtar derisa të jeni të sigurt se hipoteza juaj është gati për t’u testuar. Mbani në mend se do të ishte gjithashtu e dobishme të dilni me një koment “luaj pas loje” mbi veprimin e çmimit, i cili mund të përfshijë veprimin e çmimit përpara ngjarjes, reagimin fillestar dhe drejtimin kryesor që merr çifti më pas. Forex të jep mundësinë që të bësh testime edhe duke luajtur në platformë duke bërë sikur je futut në blerje apo shitje, për të testuar hipotezën. Nëse hipoteza vërtetohet, atëhere herën tjetër futesh në lojë realisht.
- Vëreni këtë hipotezë në provë duke u futur në tregti kur ndodhin modele të ngjashme.
Pasi të keni të dhëna të mjaftueshme që mbështesin një model të veçantë që keni vëzhguar, hapi tjetër do të ishte ta vini këtë teori në provë duke marrë tregti kur të paraqitet mundësia. Duke ndjekur shembullin tim të mëparshëm në lidhje me lehtësimin e bankës qendrore dhe oreksin e rrezikut, ju mund të kërkoni për tregti të mundshme përpara shpalljes së politikës monetare, kur banka qendrore pritet gjerësisht të tingëllojë më e keqe. Sigurisht, praktika e qëllimshme do të ishte shumë e dobishme në këtë aspekt. Ndërsa hyni në tregti bazuar në ato modele, duhet gjithashtu të listoni vëzhgimet tuaja të reja dhe nëse duhet të bëni ndonjë rregullim në hipotezën tuaj.
- Mbani një mendje të hapur.
Mos harroni se tregjet janë të paqëndrueshme dhe se hipotezat tuaja nuk janë të vërteta absolute. Siç e keni vërejtur edhe gjatë përvojës suaj të tregtimit, mjedisi i tregut është shumë dinamik dhe ndjenjat mund të ndryshojnë gjithmonë me një monedhë. Me këtë, ju duhet të jeni gjithmonë të hapur për rregullime të mundshme ose modele krejtësisht të reja të tregut. Ashtu si një shkencëtar i mirë, një tregtar i mirë duhet të mbetet i hapur ndaj të dhënave të reja. Ndryshimet në temat e përgjithshme që dominojnë tregjet, për shembull, zakonisht ndikojnë në reagimet e disa çifteve të monedhës ndaj raporteve të caktuara. Madje ka raste kur një palë monedhe nuk reagon fare ndaj një raporti me ndikim të lartë, sepse ka faktorë më të mëdhenj në lojë! Mbajtja e një mendjeje të hapur mund t’ju mundësojë gjithashtu të zgjeroni hipotezën tuaj për të akomoduar faktorë të tjerë, që mund të ndikojnë në veprimin e çmimit. Mendoni për këtë si rregullim të vazhdueshëm të teorive dhe planeve tuaja tregtare. Duke marrë plane tregtare që bazohen në vëzhgimet dhe hipotezat tuaja, ju mund të krijoni besim në marrjen e këtyre konfigurimeve. Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e rrezikut duke ditur kur të rrezikoni shumë ose kur të luani të sigurt. Gjithashtu, duke mbajtur mendësinë e një shkencëtari kur tregtoni, ju do të jeni në gjendje ta trajtoni çdo tregti si një burim informacioni të ri që mund të përmirësojë ose hedh poshtë teoritë tuaja. Me këtë, ju do të jeni në gjendje të fitoni edhe kur të tjerët humbasin.
- Shkenca në Forex
Teknikat e shumta, që përdoren në Forez fillojnë nga ato vizuale me ndjekjen e tregjeve në mënyrë dinamike e duke vazhduar me metodat matematikore si ato të mesatares së lëvizshme, teknikat e parashikimit me probabilitet, grafikët Fibonaçi, valët Elliot, valët Bollinger, RSI, etj, që janë të instaluara në platformat e ndryshme të Forex për të ndihmuar në parashikimin e ecurisë së tregjeve.
Pra, Forex, për një individ me dy pare mend në kokë është shkencë dhe jo lojë fati apo bixhoz.