Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë
Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se, “Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë’.
“Nuk jemi në emergjencë as për patenta të reja as për ndryshime të pronësisë së mjetit, po për të mbrojtur veten, njëri-tjetrin dhe Shqipërinë nga armiku i padukshëm që na vjen të gjithëve rrotull, duke kërkuar pengje në familjet tona’, ka theksuar Kryeministri Rama.
“Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe nuk fitohet ndryshe’, ka shtuar Kryeministri Rama.