Pak njerëz e besonin Emmanuel Macron kur këmbënguli që ai donte dikë me cilësitë e duhura dhe jo me ‘pasaportën e duhur’ për të udhëhequr Komisionin Evropian.
Por rezultati i sesionit të kësaj jave tregon se ekziston një element i vërtetë në pohimin e presidentit francez dhe tregoi se ai ka mënyra më delikate për të avancuar interesat e tij sesa thjesht t’i pengonte bashkatdhetarët e tij në punë kyçe.
Pasaporta e Ursula von der Leyen mund të jetë gjermane, por qasja e saj ndaj Bashkimin Evropian është ‘franceze’.
Macron ia propozoi ministren e mbrojtjes 60 vjeçare të Gjermanisë kancelares Angela Merkel disa javë përpara se udhëheqësit e BE të uleshin për të vendosur mbi shefin e ri të Komisionit, sipas një zyrtari të lartë francez.
Situata e politikës së brendshme e Merkelit nuk e lejonte atë që të mbështeste von der Leyen, edhe pse ajo e vlerësonte atë personalisht, madje në të kaluarën e kishin diskutuar atë si një sekretare të mundshme për NATO-n ose presidente të Këshillit të Udhëheqësve të BE.
Pra, kur Gjermania propozoi zyrtarisht për të vendosur holandezin socialist Frans Timmermans të hënën, Macron ringjalli idenë për von der Leyen.
Ursula von der Leyen është lindur në Bruksel, një eurokrate e gjeneratës së dytë, flet përsosmërish frëngjisht dhe ka një histori të gjatë të shtytjes për një integrim më të thellë në BE. Këto janë cilësitë që e bënin atë perfekt dhe për interesat e Macron por dhe për mbështetjen e fshehtë nga Merkel.