Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç se duan eliminimin e tij. Abazoviç thotë se për ta bërë këtë, ata nuk ka duan para, pasi nuk kanë nevojë për para, raporton “Vijesti”.
“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta”, u shpreh Abazoviç.
“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) në një periudhë të caktuar.
Dhe zotërinj, problemi më i vogël. është se ata…Ju e dini që unë kurrë nuk e bëj veten viktimë, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, tha Abazoviç.
Lidhur me këtë çështje, Lazoviç, Uboviç dhe kompania “Bemax” ngritën padi duke kërkuar nga Abazovic 21,000 euro secili për shkelje të të drejtave personale.
Dritan Abazoviç ka thënë më herët se është kërcënuar me vdekje, ku kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç.
Ai ka thënë se u ka kërkuar drejtuesve të policisë publike dhe sekrete që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviçin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin dhe po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.