Këngëtarja nga Kosova ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.
Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, është zgjedhur si kënga më e mirë ‘Dance’ e vitit.
Dua rrëmbeu po ashtu çmimin si Artistja e re më e mirë e vitit.
“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.