Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të disa exit-polleve, për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë filluar të raportojnë edhe mediat ndërkombëtare.
Ka qenë Deutche Welle, edicioni në gjuhën serbe, që ka raportuar pas përmbylljes së procesit të votimit me një titull “Zotërinjtë e Luftës” mposhten bindshëm.
Në këtë shkrim kanë cituar exit-pollin e bërë nga Klan Kosova, i cili ka nxjerrë me rezultat të barabartë prej 30 për qind, PDK-në të tretën me 22,28 për qind, AAK-PSD 10,58 për qind, ndërkohë Nisma me 4,41 për qind.
Megjithatë, në këtë shkrim thuhet se këto rezultate duhet të merren me rezervë.
DW-ja thotë se kjo është hera e parë që qeveria e re do të mundë të projektohet pa politikanët që kanë qenë pjesë e UÇK-së. /GazetaExpress/