Në qytetin e Gramshit, në jug të Shqipërisë, mbrëmjen e së shtunës ndodhi një ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake, teksa disa shtetas rusë debatuan dhe më pas sulmuan me lëndë kimike ushtarët që ruanin perimetrin e godinës.
Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe kamera mund të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi. Shtetasit rusë janë pikasur nga gardianët të cilët kanë kërkuar identifikimin e tyre dhe mes tyre ka ndodhur një përplasje fizike.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre persona të panjohur kanë tentuar të hyjnë në fabrikën ushtarake. Personave të huaj iu gjetën pajisje fotografike, të cilat u sekuestruan. Fotot e Uzinës së Armëve në Gramsh ishin në mikroçipet e tyre.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi mbrëmjen e sotme se një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh.
Sipas njoftimit nga MM, 3 shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi po ashtu se gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar.
/Argumentum.al