Përfundimi i Luftës 44-ditore midis dy vendeve të Kaukazit Jugor solli një ere të re paqeje në këtë rajon pasi Azerbajxhani i dha fund pushtimit armen gati 30-vjeçar. Pikerisht data e 10 nëntorit 2020 shënoi fundin e një luftë ndërmjet Armenisë dhe Azerbajzhanit në Nagorno-Karabak.
Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990, dhe përgjatë tre dekadave ka prodhur konflikte të përgjakshme.
Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut, ku rreth 6.000 njerëz humbën jetën në ato luftime.
Nënshkrimi i Deklaratës trepalëshe midis Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe Kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinyan e prezantoi Azerbajxhanin si fitues dhe Armeninë si një vend të mundur në botë.
Presidenti, Komandanti i Përgjithshëm Ilham Aliyev deklaroi në fjalimin e tij drejtuar kombit më 10 nëntor 2020 se konflikti armeno-azerbajxhanas Nagorno-Karabakh po përfundon sot. Besoj se Deklarata trepalëshe që sapo është nënshkruar do të jetë pika e fundit drejt zgjidhjes së çështjes, theksoi ai.
Në Deklaraten trepaleshe në mesnaten midis dates 9 dhe 10 Nentorit të vitit 2020, Presidentet e Republikës së Azerbajxhanit, Kryeministrit të Republikës së Armenisë dhe Presidentit të Federatës Ruse deklaruan:
Ne, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Kryeministri i Republikës së Armenisë Nikol Pashinyan dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin, deklarojmë:
“Një armëpushim i plotë dhe përfundimi i të gjitha armiqësive në zonën e konfliktit të Nagorno-Karabakh shpallet duke filluar nga ora 12:00 (mesnatë) me orën e Moskës më 10 nëntor 2020. Republika e Azerbajxhanit dhe Republika e Armenisë, në vijim referuar si “Palët”, do të ndalen në pozicionet e tyre aktuale”
Por pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, problemet mes dy vendeve nuk janë zgjidhur.
Përgjatë dy viteve ka patur disa provokime ushtarake në kufi me Azerbajxhnain nga pala armene duke e shkelur marreveshjen trepaleshe e ndërmjetësuar nga Rusia.
“Dy vite nga nënshkrimi i deklaratës, Armenia ende krijon probleme për zbatimin e disa klauzolave të dakorduara, refuzon nënshkrimin e marrëveshjes së paqes me pretekste të ndryshme”.
Me çdo përshkallëzim të ri, shpallja e një armëpushimi në Nagorno-Karabakh, e miratuar nga liderët e Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë më 9-10 nëntor 2020, bëhet gjithnjë e më pak e qëndrueshme si bazë për ndërtimin e paqes në rajon.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për thyerjen e një marrëveshjeje të brishtë të armëpushimit që kishin mbyllur që nga viti 2020.
Në deklaratat e lëshuara nga ministritë e tyre të mbrojtjes , Baku dhe Jerevani akuzuan secila palën tjetër se qëlloi së pari në përleshjet e ripërtërira përgjatë kufirit të tyre të përbashkët gjatë natës.
“Më 23 shtator, njësitë e forcave të armatosura të Azerbajxhanit shkelën përsëri regjimin e armëpushimit duke qëlluar nga pozicione të ndryshme kundër pozicioneve luftarake armene të vendosura në zonën lindore të kufirit armeno-azerbajxhanas. “Zjarri i armikut u shtyp nga veprimet hakmarrëse”, shtoi Armenia, duke raportuar se nuk kishte viktima.
Menjëherë pas deklaratës armene, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit lëshoi një përgjigje, duke thënë se ishte Armenia ajo që hapi zjarr e para.
Baku tha se forcat e armatosura të Armenisë kishin hapur zjarr në tre zona të ndryshme të kufirit të përbashkët, “duke granatuar me ndërprerje pozicionet e forcave të armatosura të Azerbajxhanit
Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenise pergjate shtatorit lanë pothuajse 200 ushtarë të vrarë – konfrontimi më i përgjakshëm që nga një luftë gjashtëjavore midis dy vendeve ish-sovjetike në vitin 2020.
Armenia tha se Azerbajxhani sulmoi territorin e saj dhe sekuestroi vendbanimet brenda kufijve të saj, përtej rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Azerbajxhani tha se po i përgjigjej “provokimeve” nga pala armene.
Pas dy ditësh përleshje që vranë afro 200 ushtarë në shtator te ketij viti, të dyja palët ranë dakord për një armëpushim, të ndërmjetësuar nga Rusia, për t’i dhënë fund armiqësive, megjithëse situata në kufi ka mbetur e tensionuar.
Kjo bëri të nevojshme një tjetër takim dhe një tjetër deklarate trepaleshe nga Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia që zotohen për paqe.
Kështu më 31 tetor, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev u takua në Soçi me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Kryeministrin e Republikës së Armenisë Nikol Pashinyan ku nënshkruan serish nje deklaratë trepaleshe. Ne kete deklarate u theksua rëndësia e përgatitjes aktive për përfundimin e një traktati paqeje midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë në mënyrë që të arrihet një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon.
Gjithashtu udhëheqësit e Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë mirëpritën gatishmërinë e Federatës Ruse për të krijuar kushte gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë, si dhe për sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në Kaukazin e Jugut.
Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha më 8 nëntor në Shusha me rastin e Ditës së Fitores se Azerbajxhani po i përmbush të gjitha detyrimet që kemi marrë në Deklaratën e 10 Nëntorit 2020, kemi dy vjet që i përmbushim, por a po i përmbush Armenia? Jo!
“Ne thjesht respektojmë gjithmonë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Ne jemi njerëz të drejtë dhe një vend i drejtë. Nëse kemi marrë një angazhim, ne e përmbushim atë. Po i përmbushim të gjitha detyrimet që kemi marrë në Deklaratën e 10 Nëntorit 2020, kemi dy vjet që i përmbushim, por a po i përmbush Armenia? Jo! Menjëherë pas luftës së dytë të Karabakut, ai thjesht u frikësua se i plotësoi ato dispozita dhe pa gjuajtur asnjë plumb na u kthyen territoret e pushtuara të rajoneve të Aghdamit, Kalbajarit dhe Laçinit. Po të mos e kthente, do t’ua shtypnim kokën. Por pas kësaj? Pas kësaj, ai filloi të zgjasë përsëri kohën. Dua të them sërish se ai zotim ende nuk është përmbushur plotësisht. Çfarë po bëjnë forcat e armatosura armene në Karabak? Durimi ynë nuk është i pashtershëm dhe dua të paralajmëroj edhe një herë se nëse ky detyrim nuk përmbushet, Azerbajxhani do të ndërmarrë hapat e nevojshëm”.
Ai bëri edhe një paralajmërim për Armeninë duke thënë se “Nëse dikush atje, qoftë qeveria, opozita, apo ndonjë element i dërguar apo i trajnuar nga jashtë, ka ndërmend të ketë sërish një ide të keqe kundër nesh, do të na shohë sërish grushtin dhe këtë e ka treguar historia e dy viteve të fundit”.
Mësimet e luftës së dytë të Karabakut nuk duhet të harrohen nga Armenia dhe duhet ta dinë se loja me zjarrin do t’i kushtojë shtrenjtë. Nëse dikush atje, qoftë qeveria, opozita, apo ndonjë element i dërguar apo i trajnuar nga jashtë, ka ndërmend të ketë sërish një ide të keqe kundër nesh, do të na shohë sërish grushtin dhe këtë e ka treguar historia e dy viteve të fundit. Edhe këtë vit, operacioni “Farrukh”, operacioni “Qisas”, ngjarjet e 13-14 shtatorit në kufirin armeno-azerbajxhan – të gjitha këto duhet të jenë një mësim për Armeninë. Ne po e japim këtë mësim dhe shpresojmë që ata më në fund ta kuptojnë, të përkulin qafën dhe të merren me punët e tyre të brendshme, nuk do t’i hedhin sytë tokës tonë, nuk do t’i hedhin sytë nga Karabaku. Karabaku është toka jonë. Paqeruajtësit rusë janë vendosur përkohësisht atje, theksoi Presidenti Aliyev.
Rifitimi i territoreve nga Azerbajxhani të pushtuara nga Armenia që nga rënia e Bashkimit Sovjetik janë tashmë një fakt i pakthyeshëm. Megjithate përgjatë e këtyre dy viteve edhe me ndërmjetësimin e Rusisë, armpushimi ndërmjet dy vendeve ka qenë i brishte dhe sikundër përmendem më lart, është shkelur disa here.
Në këto kushte ndonëse, SHBA dhe BE janë përpjekur të jenë neutral deri diku në këtë konflikt, sot është koha për të ndërmarrë një hap më të madh.
Përfundimi i këtij konflikti historik është i mundshëm vetëm përmes një traktati paqeje Armeni-Azerbajxhan me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, duke siguruar kështu një Paqe përfundimtare në Kaukazin e Jugut!
/Argumentum.al