Në këtë dy vjetor duket se adhuruesit e Agollit do të mund të jenë më afër tij, pasi familjarët kanë vendosur që të pranojnë ofertën e kryetarit të bashkisë për të ndarë copëza nga jeta e Agollit me publikun. Këshilli bashkiak vendosi në mbledhjen e fundit ta kthejë shtëpinë e Agollit në shtëpi muze ashtu siç u bë edhe me shtëpinë e Ismail Kadaresë.
Të dy këta shkrimtarë kanë banuar në të njëjtin pallat në qendër të Tiranës dhe vizitorët do ta kenë të thjeshtë të vizitojnë dy shtëpitë njëkohësisht.
Në prill të vitit të kaluar familjarë të Agollit botuan në një vepër të vetme disa nga vargjet e tij ku lexohej qartë revolta e shkrimtarit kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri.
Agolli ishte dhe do të mbetet një nga shkrimtarët më të dashur e më popullor. Në këtë dy vjetor të ndarjes së tij nga jeta nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare.