Vajza e ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino, Megi Fino është emëruar në postin e zv.ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave me propozim të vetë kryeministrit Edi Rama.
Megi Fino ishte e pranishme në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, i cili u mbajt më 12 qershor në stadiumin “Air Albania”. Ajo mbajti një fjalim para socialistëve, ndërsa konfirmoi faktin se do të vijojë projektin politik të nisur nga babai i saj. Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në mars të këtij viti, pasi u infektua me COVID-19.
Ky është lajmi që qarkullon në të gjitha mediat në Shqipëri, dhe që nga titulli kupton sa pa vlere është vetë lajmi. Çfarë mesazhi të gabuar po përcjell Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama i cili pritet në pak jave të dekretohet si kryeminister për herë të tretë.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Z.Fino ishte humbje e madhe për politiken, familjen por dhe për shumë njerëz që e deshë n dhe e vlerësuan për gjithçka ishte ai. Duhet thënë se për sa kohë ishte gjallë, ai mori edhe benefitet e punës së tij, por mbi të gjitha fitoi dashamirësinë e popullit shqiptarë për paqtinë që e karakterizonte.
Ndryshe nga e Bija që si duket që fillim të karrieres së saj politike, vlerat e saj, arritjet profesionale po sfumohen nëpërmjet këtij vendimi të sotëm të qeverisë Rama.
Por për çfarë vlejnë intervistat online me studentet ekselente kur me një vendim qeverie emëroni bijtë e bijat e kolegëve tuaj?
Vallë a jemi në monarki që u lë trashëgimi edhe pasardhësve të vijojnë rrugën aty ku e lenë baballaret?
Megi Fino megjithse nuk e kishte menduar veten në politike, katapultohet direkt si zv/ministre si vajza e ish-kryeministrit të Shqipërisë.
Asnjë meritë personale, por vetem si vajza e babait… Sa keq! Sa e padrejtë për ata të rinj e të reja që megjthëse e duan politikën, megjithëse janë studentë ekselente, do duhet të presin e të kalojnë jo vetem qindra konkurse dhe intervista, prova e stazhe por dhe të përballen me nepotizmin, sepse thjesht prindërit nuk ua kanë lënë me “tapi” vendin e punës.
Jo të gjithë kanë fatin të kenë paraardhës që ua shtrojnë rrugën, për të mos thënë që shumë prej të rinjve e të rejave në Shqipëri e kanë shtruar rrugën e tyre të dijes dhe të jetës me gjak e djersë.
Çfarë mund të themi pastaj për strukturat e tjera të Partisë Socialiste, që nga FRESH e me radhe, pse nuk u jepet mundësia atyre të rinjve që kontribuojnë drejtpërdrejtë për Partinë Socialiste?
Nëse qeveria e bëri fakt të kryer që për hir të babait, të të emëroje si zv/ministre, ti mos e prano e dashur Megi…të paktën Jo tani dhe Jo si vajza e babait./ d.m