Është nisur për në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumires me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forëard Presence”.
Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.
Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.