E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit.
Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme,
Mendoj se pyetja hipotetike duhet kujt po i shërben Mogherini, sepse është e qartë se nuk po i shërben BE dhe as nuk po i mbron parimet e BE për Ballkanin Perëndimor ku 6 shtete përfshirë këtu dhe Kosovën janë në rrugën e Integrimit Evropian.
Nuk duhet të harrojnë as Mogherini as Kocijançiç se 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërsa vetëm 5 nuk e kanë njohur.
Është alarmante që zyra e Mogherinit nuk respekton qëndrimet e shteteve liderë të Evropës, si Gjermania, Franca, Britania që kanë shprehur qëndrim të prerë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në raport me Serbinë